“Arratisen në Greqi se janë të uritur. Krim politik, të forcojmë kufirin!”

0
334

 

Për shkak të urisë në zonën e Gjirokastrës në fillim të vitit 1947, ishin shtuar rastet e arratisjeve drejt Greqisë, por edhe Amerikës, duke ngitur kështu alarmin për regjimin komunist, pasi arratisja konsiderohej si një prej krimeve politike më të dënueshme.

Dy radiograme shkëmbyer mes drejtuesve të Partisë Komuniste, Manush  Myftiu në Tiranë dhe Mihal Bishës në Gjirokastër, zbulon se arratisjet ishin shtuar vetëm se popullsia nuk furnizohej si duhet me bereqet dhe se masat për mbrojtjeën e kufirit ishin të pamjaftueshme. Drejtuesit komunistë propozojnë të forcohej kufiri, të mbahej sekret  ky fenomen dhe të furnizoheshin me bereqet e ushqime gjithë zona, për të frenuar disi arratisjet.

Kujto.al i sjell të plota këto dokumente, si dëshmi e izolimit të paprecedentë të vendit që në vitet e para të regjimit, duke i konsideruar krime politike edhe arratisjet për arsye ekonomike.  

 

Radjogram

Mihal Bisha

Nr.ekstra

Datë, 4/III/47

Gjinokastër

Muarëm vesh  se nga qarku juaj janë arratisur gjashtë veta nga shkaku i mungesës bukës. Familjet e tyre dhe të tjerëpërgatiten t’ikin. Ky është n akt politik, andaj të meren me një herë  masa me anë të organeve të Sigurimit, tëpolicisë dhe me anën e shokëve në fshatra që një gjë e tillëtë ndalohet.

Na informoni pa vonesë me radjogram se si qëndron puna.

Manush  Myftiu.

PKSH

Komiteti Qarkor për Gjinokastrën

 

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

Nr. Ekstra

Gjinokastër më 6/III/947

Komitetit Qendror të PKSH.

Tiranë

Në lidhje me radiogramin t’uaj Nr.extra datë 4/III/947 ju njoftojmë sa më poshtë:

Gjatë tyre kohëve të fundit kemi pasur 12 veta që  kanëtentuar të arratiseshin për në Greqi; gjashtë prej tyre janëkapur dhe gjashtë të tjerë, n familje, ka ikur.

Ka pasur edhe shenja të tjera. Për t’evituar këto, dy masa janë të domosdoshme: forcimi i kufirit me forca të tjera, me që forcat janë të pakta;

anë furnizimi i regulltë me sende ushqimore e posaçerisht  me bereqet; vajguri e vaj ulliri.

Shenjat për dezertim janë nër elementa që kanë njerëzit e tyre në Greqi e për më tepër  për elementat që kanë njerëzit e tyre në Amerikë, letrat që u vinë këtyre nga Amerika u shkruajnë vazhdimishtë që të shkojnë atje nëpërmejet Greqisë.

U porositën gjithë organet e Sigurimit të policisë dhe organizata afër kufirit që të ketë kujdesi të posacme nëlidhje me kët.

Me këtë rast u njoftojmë se gjendja në lidhje me mungesën e bereqetit gjatë tij muaji  e posaçërisht gjatë këtyre ditëve të fundit ka qenë mjaftë e vështirë. Edhe sot me anën  në qendrat e N/Prefekturavet popull që presin tëfurnizohen me bereqet jo vetëm në krahinat minoritare por më tepër në krahinat e tjera.

Për këtë i është raportuar nga ana e Pushtetit Ministrisë Tregtisë por nuk na është përgjegjur. Në rast se nuk na vjen shpejt bereqet gjendja ka për për t’u vështirësuar edhe më; kjo pengon gjithë punën e posaçërisht ne lidhje me mbjelljet.

Me që parashifet që këto ditë të vijnë në qarkun tonë edhe komisioni UNOS që ndodhet në Greqi, në bazë tënjoftimeve që ka Seksioni i Sigurimit, për të mos pasur grumbullime në qendra propozojmë dhe e shikojmë tëdomosdoshme të ndërmjetësohet pranë Minsitrisë Tregtisëtë na furnizojë rregullisht e shpejt me sasitë e nevojshme tëbereqetit.

P. Komitetin Qarkor

Mihal Bisha

Firma

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here