1987/Spitali i burgut, më i keq se Burgu i Burrelit

0
1603
blank

Letra e një ish-të dënuari politik, dërguar nga spitali i burgut të Tiranës në vitin 1987,  vërteton që gjendja në këtë spital ishte njëlloj e mjerueshme gjatë gjithë regjimit komunist. Aq e mjerueshme sa i sëmuri lutet ta kthejnë prapë në burg

Bardhyl Belishova (1932-2007), me profesion inxhinier, i arrestuar 11.9.1964, i dënuar në vitin 1965 me 25 vjet heqje lirie, i ridënuar në vitin 1972, kaloi shumë vite në burgjet e diktaturës. Kur u lirua kishte vuajtur 25 vjet e 7 muaj. Në vitin 1987, si pasojë e rëndimit të shëndetit u shtrua në spitalin e burgut në Tiranë. Kaq e keqe ishte gjendja aty, saqë në një letër që Bardhyli nis për Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, kërkon largimin sa më parë prej andej pasi po keqësohej vazhdimisht. Jepet ideja se spitali ishte kthyer në një vend vdekjeje të ngadaltë.

Letra

Tiranë 2 gusht 1987

Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale në MP të Brendshme, Tiranë

Ju drejtohet i burgosuri Bardhyl Belishova. Jam shtruar në këtë spital para disa ditësh për shkak të një krize zemre që kam kaluar në Repartin nr.321 Burrel dhe kurimin e një puçrre. Kam 23 vjet në burg. Kjo kohë paska bërë punën e saj deri atë shkallë sa të mos jem në gjendje ta përballoj regjimin e këtushëm, madje të do shtoja se regjimi i këtushëm po më jep shqetësime të tilla, të cilat mund të sjellin pasoja shumë të rënda. Prandaj po refuzoj kurimin e mëtejshëm dhe po ju lutem të më nisni sa më parë për Burrel, duke shtuar se edhe regjimi i kaushit për gjendjen time shëndetësore, mund të më sjelli gjithashtu pasoja shumë të rënda.

Bardhyl Belishova, Spitali nr.2, pavijoni 7

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here