1972/Internimi dhe dëbimi “për qëndrim të keq në të kaluarën”

0
842
blank

Komisioni i Internim Dëbimeve pranë Këshillit të Ministrave, në fillim të viteve ’70, referuar dekretit nr.1906, datë 2.8.1954 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, përbëhej nga kryetari që ishte zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, zëvendëskryetari që ishte ministri i Punëve të Brendshme dhe anëtarët që ishin prokurori i përgjithshëm dhe kryetari i Gjykatës së Lartë.

Për rastet politike, procesin në qendër e udhëhiqte Dega e 8-të e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit dhe për ato politike, dega përkatëse e Drejtorisë së Policisë Popullore në MPB. Vendimet vuloseshin me vulën e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit.

Paraprakisht komisioni merrte propozime nga komisionet e rretheve, të cilat miratoheshin nga sekretari i parë i PPSH-së ose kryetari i komitetit ekzekutiv.

Ngaqë periudha e një mase internimi ishte dy herë nga 5 vjet, komisioni vepronte taktikisht duke dhënë masa dëbimi, në një pesëvjeçar. Një familje ose person mund të kishte qëndruar 40 vjet në internim, por ndaj tij ishin marrë masa për internime për 10 vjet, duke futur një 5-vjeçar për dëbim.

Shikoni vendimin nr.58, datë 22.11.1972 ndaj shtetasit Lutfi Qazim Hambari, i internuar për herë të fundit “për qëndrim të keq politik në të kaluarën” në vitin 1967 në Gjazë të Lushnjës. Meqenëse më 4.12.1972 atij i mbaronte internimi, me propozim të operativit që e mbulonte zonën, komisionit vendor Lushnjë e së fundi organit vendimmarrës, i ndryshohej masa në dëbim. Siç vihej re, nuk kishte asnjë kërkesë të atij momenti, por vetëm për të kaluarën.

blank

Siç vihej re, atij i ndalohej banimi e qarkullimi në gjithë rrethet kufitare, si dhe në Tiranë, Vlorë, Berat, Elbasan. Praktikisht i binte që ishte sërish i internuar, por pak më “i lirë” duke shtuar sipërfaqen e qarkullimit sepse mund të lëvizte në rrethet Lushnjë e Fier. Po ashtu nuk kishte detyrimin e paraqitjes te përfaqësuesit e pushtetit. I dënuari ishte në përgjegjësi penale për çdo rast nëse gjendej jashtë zonës së lejuar dhe dënohej me 3 vjet heqje lirie.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here