1946/Punëtori i Birra “Korçës” në mbledhjen e Frontit: Tani dëfrejmë si zotërit e fabrikës

0
498
blank

Birra “Korça”, ishte një investim privat i çelur në vitin 1934 në qytetin që i dha emrin. Me anën teknologjike u morën inxhinierë italianë. Brenda pak kohe, ajo u bë ndër birrat më të pëlqyera në Shqipëri. Në fillim pronësinë e kishin disa aksionerë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pronësinë e kësaj sipërmarrjeje sepse ka pasur shqiptarë, por në vitin 1945 figuron si pronë e shtetasve italianë dhe iu nënshkrua procesit të konfiskimit. Një komisioni i përbërë nga ministrat e Drejtësisë, Financave, Ekonomisë dhe Bujqësisë e Pyjeve, në bazë të nenit 2 të “ligjit” nr.36, datë 13.1.1945 “Mbi konfiskimin e pasurisë së shtetasve italianë e gjermanë që ndodhen në Shqipëri dhe marrjen nën kontroll të pasurive të shtetasve të tyre”, mbi bazën e propozimit nr.354, datë 10.12.1945 të Ministrisë së Financave, vendosi konfiskimin e fabrikës. Vendimi mban është nr.36, datë 20.12.1945.

Kalimit të fabrikës në pronësi të shtetit, regjimi e shfrytëzoi ta tregojë në gojën e një punëtori në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshme të Frontit Demokratik të Shqipërisë (7-11 prill 1946), në të cilën kanë folur drejtues të rëndësishëm të regjimit komunist të cilët kishin funksione në organizatën e Frontit Demokratik. Bie në sy fakti se aty diskutoi vetëm një punëtor i fabrikës së birrës “Korça”, Nasi Pavllo, i cili tha:

blank

“Punëtorët janë për programin e qeverisë, janë kurdoherë në ballë të çdo pune, por duhen dhe udhëheqës të mirë. Për 3 muaj ne mësuam specializimin e punës në 13 vjet punë. Dhe kjo u bë pas shtetëzimit të fabrikës (konfiskimit në fakt-shënim). Punëtorët kanë hapur kurse specializimi dhe zëvendësojnë specialistët e huaj. Me punën tonë ne kemi shtuar 70% të prodhimit. Por nuk kufizohemi vetëm në punët e fabrikës; bëjmë dhe punë të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës sonë, si kopshte për fëmijët e punëtorëve, për t’iu dhënë rast nënave me fëmijë të punojnë për të fituar jetën. Kemi hapur klube për punëtorët, që të gëzojnë dhe të dëfrejnë siç dëfrenin më parë të zotërit e fabrikës sonë (duartrokitje)”.

Punëtorët tregonin tani “përparësitë” e një rendi të cilin në vitin 1946 Shqipëria nuk pretendonte se po e ndërtonte.

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here