1945/ Hija e zezë e diktaturës mbi Shkodër

0
1648
blank

Qyteti i mbushur me burgje, burra e gra, djem e vajza që pushkatoheshin pa faj, familje që dëboheshin me dhunë drejt kampeve të internimit...dhuna komuniste mbi intelektualët e Shkodrës dhe historia e familjes Pali

Ishte viti 1945 kur sapo kishte mbërritur pushteti komunist në Shqipëri. Qyteti i Shkodrës u mbush me burgje. Njerëz që pushkatoheshin pa gjyq, shumë të tjerë të burgosur, një pjesë e mirë e njerëzve iu kundërvu regjimit të ri, me rezistencë antikomuniste... Qytetit i kishte ra një hije e zezë, shumë trishtim dhe plot të papritura po ndodhnin, po fillonte një histori e gjatë vuajtjesh që do shenjonte jetën e shumicës së familjeve intelektuale shkodrane.

blankFamilja Pali në Shkodër është një ndër më të shquarat e këtij qyteti. Me origjinë nga Dukagjini, pjesëtarët e familjes Pali, kishin luftuar në çetat e Mehmet Shpendit dhe të Gjon Lulit për liri e pavarësi. Ishte një familje e lumtur me pesë vajza dhe një djalë. Por harmonia e kësaj familjeje shkodrane do të prishej që në fillimin e vitit 1945, sapo u vendos pushteti sllavo-komunist.

Lumturia e kësaj familjeje shkodrane do të prishej në mënyrën më mizore, duke arrestuar në fillim të vitit 1945 nanën Marije, që ishte motër e vëllezërve Thani. E futën në burg nanën Marije bashkë me vajzën e saj Terezinën (18-vjeçare). E dënuan zonjën Marije se kishte ruajtur uniformën e akademistit, që ishte pushkatuar nga komunistët, pa gjyq (ia gjetën sigurimsat gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e saj), e akuzonin se dinte vendstrehimin e vëllait tjetër (ish-kpiten i ushtrisë shqiptare), që ishte në rezistencën antikomuniste.

Çdo ditë, hetuesi Elez Mesi e merrte Terezinën në pyetje, e akuzonin se mbante lidhje me dajën e saj në mal (?) Çdo gjë ishte gënjeshtër dhe e pabesë. U mbajtën nanë e bijë 5 javë në Sigurim, nën hetim. I dënuan: nanën Marijë me 2 vjet heqje lirie dhe Terezinën me 5 (pesë) vjet. Ia kthyen në lirim me kondicionel, që ishte liri me kusht, ku çdo moment i jetës kontrollohej nga Sigurimi. Në shtëpi nanën e pritnin fëmijët, ku më e vogla ishte 6 vjeçe.

Zemra e zonjës Marije u copëtua nga tragjedia që i ndoqi vëllezërit e saj: Një vëlla, Mark Thani, akademist, studiues në Padova (Itali) u pushkatua nga komunistët pa gjyq, vëllau tjetër, Pal Thani, oficer i ushtrisë shqiptare, akademist, mbaruar shkollën në Palma (Itali) u dorëzua se u bë amnisti, por vdiq në hetuesi, nën torturë. Vëllai tjetër Dedë Thani, iu dorëzua jugosllavëve, ku u dënua dhe bëri 13 (trembëdhjetë) vjet burg.

blank

Por vuajtjet e kësaj gruaje nuk do të kishin mbarim, ato do të fillonin te fëmijët, te pjesa më e dhimbshme e jetës së saj, me vajzat dhe djalin e vetëm.

Do të shohim në artikujt e ardhshëm historinë dramatike të Terezinës, jetën plot vuajtje e hidhërim, por edhe triumfin e dashurisë mbi vdekjen, mbi torturat dhe presionet çnjerëzore nga xhelatët e diktaturës komuniste.

blank

 

Shënim: Marrë nga libri i Fatbardha Saraçi Mulleti, “Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”, botuar nga ISKK

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here