Mësuesja që vdiq nga turturat, si e përçmoi kryehetuesin e tmerrshëm

0
5879
blank

Historia e Marie Tucit që u arrestua ndërsa ishte mësuese në Mirditë. Torturat që kaloi në hetuesi që e çuan drejt vdekjes, pasi e zhveshën dhe e futën në një thes me një mace të egër. Maria u dhunua deri në humbjen e jetës nga kryehetuesi i Shkodrës, Seiti, pasi refuzoi të kishte lidhje me të. Motër Maria një ndër 38 martirët e Kishës Katolike

 

Historia e saj rrëqeth sa herë që kujtohet, edhe pse kanë kaluar 68 vjet që nga momenti ku mbylli sytë përgjithnjë motër Marie Tuci, e torturuar deri në vdekje nga hetuesit komunistë. Një jetë dedikuar besimit dhe arsimimit të brezave të rinj, por vajzën e re fisnike nga Mirdita, nuk e lanë të jetonte. Marie Tuci lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë dhe ishte e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Që në moshë të vogël, ra në sy për inteligjencën dhe dëshirën për t'u shkolluar dhe arriti të shkonte në shkollën e mesme të motrave Stigmatine në Shkodër. Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini, e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Në vitin 1946, sistemi komunist ndërmori një sërë masash persekutuese ndaj atyre që ushtronin besimin fetar. Maria i dënoi këto veprime duke u shprehur kundër poshtërimit që i bëhej kishës katolike nga komunistët. Ajo ishte përfshirë në listën e personave që survejoheshin nga Sigurimi i Shtetit dhe qe vetëm çështje kohe, që në duart e saj të vendoseshin prangat. U arrestua më 10 gusht 1949, në kohën që si probande pritej t'i bashkohej urdhrit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një raprezaljeje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste. E marrin dhunshëm dhe e dërgojnë në dhomat e tmerrshme të hetuesisë. Me të do të merrej personalisht shefi i hetuesisë së Shkodrës, Hilmi Seiti. Sapo pa vajzën tërheqëse, vetëm 22-vjeçare, nisi provokimet, por hasi në rezistencën fsnike të saj. Në mënyrë demonstrative e nxorën nga qelia dhe në oborrin e hetuesisë e zhveshën dhe e futën në një thes, bashkë me një mace të egër. Klithje nuk nxori, pavarësisht dhimbjes nga turturat dhe çjerrjet deri në kockë nga kafsha e egër që ngulte kthetrat në trupin e saj për të gjetur shpëtim. Pas dhunës edhe nga duart e hetuesve të tjerë, Marie Tuci dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës. Kushdo që e pa atë ditë shtangu. Tuci ishte trasnformuar, por sytë ende i shkëlqenin se nuk u dorëzua kurrë, ndërsa, sa mundi, pëshpëriste se jetën ia kishte dhuruar Zotit. Në ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj, Maria i ishte shprehur se shefi i Sigurimit e kishte çuar deri ne fund fjalën e tij kur i kishte thënë se "do të katandis aq sa të mos njihesh". Vdiq më 24 tetor 1950 nga torturate e rënda fizike dhe psikologjike. Marie Tuci është gruaja e vetme mes 38 martirëve të Kishës Katolike që janë shenjtëruar nga Papa Françesku. Historia e saj është në kufijtë e së pabesueshmës, ku në moshën 22-vjeçare u masakrua nga hetuesit komunistë, që për këto krime të rënda rriteshin në detyrë, duke lënë pas mijëra viktima, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se donin lirinë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here