Kaso Alliu/ Burgu më i rëndë ishte liria

0
422

"Thosha kur do vijë dita e lirimit, kur u afrua dita e lirimit thoja, ku do shkoj? Burgu më i madh ishte burgu kur isha i liruar".

Kaso Sefer Alliu rrëfen 17 vitet e burgimit në Spaç, Qaf Bari, Laç edhe në Elbasan.

Rrëfimi i plotë

Thosha kur do vijë dita e lirimit, kur u afrua dita e lirimit thoja, ku do shkoj? Burgu më i madh ishte burgu kur isha i liruar.

Unë jam arrestuar për tentativë arratisje dhe jam kapur në kufi në Leskovikë. U dënova 15 vjet, me kërkesë të Prokurorit më dënuan me 10 vjet. Kjo ka ndodhur nga 65 deri në 73. Jam liruar në tetor të 1973, dy tre maj pas revoltës. U lirova vajta në fshat, jeta e vështirë. Ndenja tre katër vjet. Më thërrasin një rast në Përmet, daja im ishte i privilegjuar se ishte familje dëshmori. Më thon të kërkojnë në Përmet, në degë. Ti thuaj që do më arrestojnë – I thash,  jo - tha ai - këtë sma kanë thënë. Shkova atje atëherë kishte komisar dege dhe ishte nga Frashëri, smë kujtohet emri. Më thotë “ke shkelur gjakun e dajës me këmbë”. Nuk kam shkelur gjë – i thash - daja im është varur në Morisht të Beratit. Të kemi thirrur - tha ai - se Përmeti do të ndahet në gjashtë zona operative , një zone do ta mbulosh ti. Do vish këtu me punë, në 73.

Përse të kërkonin me kaq insistim?

Më thirri të bëhem bashkëpuntor. Nuk e bëj dot këtë punë unë I thash. Unë para kësaj kohe, kur isha në koperativë, bëra një kërkesë për tu bërë minator aty në Këlcyrë. Ata si duket e shfrytëzuan këtë kërkesën time. Vajta tek Këshilli i Bashkuar dhe i thash:kam nevojë të vete të punoj atje minatory se di. Unë dija për të bërë vrimat jo për të mbushur dinamitet. Mirë tha ai edhe atë mendoj se e kanë shfrytëzuar. E refuzova unë. Edhe e mendova që kjo do të ishte burg për mua. Mora vendim, erdha në Gjirokastër pata mundësi këtu u fejova. Ndenja nja 7 -8 muaj i martuar dhe në atë kohë më arrestuan për opinion se mos arratisesha. Unë u akuzova për tentativ arratisje në fakt për herë të dytë. Duke qënë se nuk kishte fakte nuk kishte baza përgatitën disa dëshmitarë. Unë për gati 4 -5 vjet që ndenja aty fola ndnjë fjalë por fola me një person që ka qenë ndihmës mjek në fshatin tonë. Pasi i ra i ati në burg atij e përjashtuan nga shkolla ata, ai kishte bërë dy vjet shkollë të lartë për mjeksi edhe e lanë infermier në fshat. I ati ishte brenda në burg, i vëllai bëri vetëvrasje në Vjosë se nuk i dhanë burs për shkoll të lart. Tash të shkoja të bisedoja me të ndonjë fjalë. Fjalët që i thash atij u regjistruan të gjitha. Unë nuk e pranova si dëshmitar kryesorë atë se ngarkoja veten time se pranoja akuzën time komplet nëse pranoja atë që ai thoshte. Të tjerët ishin bosh, ishin bllof atë e dija unë. Pranova që vetëm radion kisha hapur se ishte akuza më e leht e para dhe e dyta se mos më merrnin pleqt që i kisha në fshat dhe i pyesnin: Ka hapur djali radion? Po, se ata më shikonin mua. Mos ë sillnin pleqt dëshmitar këtu thoja se kanë ndodhur këto gjëra. Pranova vetëm radion. Të tjerët dolën tre dëshmitar jo ka thënë kështu, gjëra budalliqe.

Ç’teknika përdornin për të të mbushur mendjen?

Unë këtë e dija se në qoftë se të kishin thirrur me dyshimin për të ikur jashtë, ti ishe inteligjent dhe nuk jetoje më por zhdukeshe. Ndërsa këta të kësaj kategorie që isha unë burgoseshin, dënoheshin me nja 2, 3 apo 5 muaj, një vit. Ja kjo ishte teknika. Shfrytëzuan një kërrkesë që bëra unë për vend pune. Kërkonin punëtor gurorja atje edhe thash po vete. E bëra kërkesën e më thot kryetari I Këshillit Bashkuar e miratuam kërkesën tënde por do marrim një konfirmim nga komiteti. Komiteti ata ishin. Edhe bashkëpuntorit tim këtë fjalë i kam thënë të parën unë. Më tha mua: u prishëm më Kinën si do bëhet tani lufta e klasave? Do acarohet- i thash. Do bëhet më e egër. Unë dua të vete në Berat - tha e kam Mine Gurin teze, edhe dua të iki në Berat. Sekretare e parë në Berat ajo. Por nuk më japin largim. Largim? Po nuk je bashkpuntor i degës nuk të japin largim ata ty. Si – tha. Po po këtë ta jap unë të sigurt – i thash. Këto ai i depozitoi dhe ca fjalë të tjera ai vetë, deri sa arriti puna sa më kanë arrestuar këtu. Jam arrestuar më 24 shtator ditën që ka vdekur Hysni Kapo.

Në ç’burg e vuajte dënimin?

Kam qenë pak kohë në Laç, as një vitë vetëm 6 muaj, edhe nja një vit ose 6 muaj në Elbasan. Në 68 na dërguan në Spaç atje u lirova dhe kur më arrestuan prap atje më dërguan për herë të dytë.

Ishe i martuar kur hyre në burg për herë të parë?

Jo, jo. Kur u futa në burg për herë të dytë, lash dhe një fëmijë, një djal 3 majsh.

E ke takuar djalin gjatë kohës së dënimit?

Jo e kam takuar vetëm dy herë, më erdhi gruaja bashkë me të kur kisha plakun gjallë. Një herë në dy tre vjet se skishe mundësi më.

Në cilin burg e vuajte dënimin e dytë?

Spaç pastaj pak kohë në Qafë Bari... dhe tre vjetët e fundit më kaluan në ndërtim ku punonim në verë. U ndërtua qyteti i Bulqizës. Në dimër rrinim në Zejmen në Lezhë. 3-4 muaj dimër pastaj shkonim prap lart.

Si niste një ditë në burg?

Bëhej zgjimi në orën 5, madje pak më herët 4:45 dhe do rrije deri në 7 sa të niseshe për në punë, dy orë në solet në dimër në të ftohtë e në verë në të nxehtë që u binte të fikët njerëzve. Kjo ishte tortur, në rrjesht atje mbusheshe soleta plot. 2 orë, kaloje dy orë atje. Ktheheshim nga puna do rrije në rrjesht një orë lart një orë poshtë. Sa shkoje ti atje për të ngrën ushqim shkonte ora 5. Sa të linin pak të qetsoheshe e bënin qëllimisht edhe niste leximi i shtypit, ose llafosnin të tjera përralla me mbret. Edhe dy orë atje sa shkonte ora 8 çizmet pa hequr nga këmba kur bije për të flejtur në dark. Ja ky ka qenë dëfrimi, mbaje çizmet 4 orë veshur në këmbët që të bëheshin ujë. Nuk e di si kemi jetuar.

Në ç’vit u lirove përfundimisht?

Në 87-88, në fund të 87.

Kë kujton si momentin më të vështirë?

E para njëherë s’më hiqet nga mendja  thoshja “kur do vijë dita e lirimit”, kur u afrua dita e lirimit thoshja  “ku do shkoj, jam shumë mire këtu” se burgu më i madh ishte kur isha i liruar. Po! Të shikonte tjetri kaq afër e nuk të fliste. E kishe tëndin apo kushëri dhe nuk të fliste në mes të rrugës, hiç fare! Ai ishte dënimi më I madh.

Unë quhem Kaso Sefer Alliu kam bërë 17 vjet e gjysëm burg. Burgun e kam bërë në Spaç, në Qaf Bari, pak kohë në Laç edhe në Elbasan.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here