Hodo Sokoli, thirrja e Amnesty International për lirimin e tij

0
290
blank

Kur kishte një jetë të tërë i burgosur dhe ishte i harruar, nga SHBA erdhi një thirrje për lirimin e tij. Fjala ishte për shkodranin Hodo Isuf Sokolin, me profesion arsimtar, i cili pas dy dënimeve vuante burgimin në Repartin nr.305 Përparim Sarandë. Hodoja u dënua dy herë dhe vuajti gjithsej 24 vjet, 3 muaj, 9 ditë heqje lirie. Hyri në burg më 4.6.1966 në moshën 36 vjeçare dhe doli prej andej i moshuar më 15.9.1990 në moshën 60 vjeçare.

Dënimi i parë

U arrestua si pjesë e një “grupi” të madh prej të cilit u dënuan me vdekje dhe u ekzektuan Mursin Muka dhe Brahim Tepelia. Në “grup” bënin pjesë edhe Hamza Cungu, Faik Hoxha, Hafiz Sabri Koçi (më vonë kryemyfti i Shqipërisë) dhe Hajdar Meta. Pjesëtarët e “grupit” në sektin Tixhani. U akuzuan me një varg trillimesh të rënda si sabotimi, agjitacioni e propaganda, tradhtia ndaj atdheut në formën e arratisjes, etj. Hodoja u akuzua në bazë të neneve 64 në kombinim me nenin 10 (tradhti ndaj atdheut), 73/1 (agjitacion e propagandë) dhe 218 (moskallëzim krimi) të Kodit Penal. Me vendimin nr.34, datë 10.9.1966 të Gjykatës së Qarkut Shkodër u dënua me 16 vjet heqje lirie dhe me konfiskim të pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.143, datë 30.9.1966 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ridënimi në revoltën e Spaçit

Ishte në grupin e parë që u dënua në Spaç. U arrestua më 23.5.1973. U përfshi në grupin kryesor të dënimit, prej ky u pushkatuan 4 veta. Refuzoi të nënshkruajë akuzën e hetuesisë. U pyet nga hetuesi Irfan Shaqiri. Nuk i pranoi akuzat për pjesëmarrje në një organizatë kundërrevolucionare dhe të sabotimit të ekonomisë socialiste. Deklaroi se vuante nga zemra. Me vendimin nr.1, datë 23.5.1973 Gjykata e Lartë me veprim në Spaç, e drejtuar nga Hilmi Telegrafin me pjesëmarrjen e prokurorit Zaim Myftari, deklaroi fajtor dhe për pjesëmarrjen në një organizatë kundër pushtetit popullor, me qëllim për të kryer krimin e sabotimit ekonomik, agjitacionin e propagandës dhe në bazë të neneve 76, 72, 28, nenit 73/11  të Kodit Penal e dënoi me 25 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë.

Letra nga SHBA

Më 21.6.1990, Amnesty International Usa, i dërgoi një peticion Ramiz Alisë kur kërkonte lirimin e tij. peticioni ishte nënshkruar nga disa shtetas amerikanë duke filluar nga Sami Repishti. Theksohej se Hodoja vuante dënimin në Repartin nr.305 Përparim dhe ishte i paralizuar.

blank

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here