Ekzistojnë dy versione të emrit të tij: Mursin dhe Muhsin. Ishte 65 vjeç kur u dënua me pushkatim.

U arrestua me një grup personash. Goditja e këtij “grupi” bëhej në kuadër të planeve të regjimit për luftën kundër fesë. Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal.

Proces gjyqësor u zhvillua në sallën e Shkollës Pedagogjike duke iu dhënë një rëndësi e madhe për mjetet propagandistike të regjimit.

Gjykata e Qarkut Shkodër, e dënoi atë dhe Brahim Tepelian me vdekje (varje në litar). Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendsoi që vendimet me vdekje të mos ekzekutoheshin në litar, por me pushkatim.

 

Burimi: Kastriot Dervishi
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.