Gjyqi special, 17 veta u dënuan me vdekje, 13 vdiqën në burgje dhe 1 u ekzekutua në vitin 1951

0
279
blank

Gjyqi special u zhvillua në Tiranë më 1 mars më 13 prill 1945. Gjyqi dha vendimin kundër 60 të pandehurve. Gjykata akuzonte se të pandehurit kishin bërë “vrasje, varje, internime, masakrime dhe plaçkitje”, pavarësisht se nuk kishte mundur të sillte asnjë provë rreth tyre. Nga shikimi në tërësi i historisë së gjyqit, rezulton se më shumë se gjysma e të dënuarve humbën jetën menjëherë apo në vitet e tjera. Statistikat janë të pabesueshme. Me pushkatim u dënuan:

1-Kolë Tromara

2-Fejzi Alizoti

3-Terenc Toçi

4-Javer Hurshiti

5-Bahri Omari

6-Hilmi Leka

7-Kostandin Kote

8-Zef Kadarja

9-Ismail Golemi

10-Reshit Mërlika

11-Shyqyri Borshi

12-Tahsim Bishqemi

13-Dik Cami

14-Beqir Valteri

15-Daut Çarçani

16-Gustav Mirdash

17-Aqif Përmeti

18-Qemal Vrioni

19-Tefik Mborja

Por nisur nga fakti se Qemal Vrioni ishte dorëzuar brenda afatit, “përfitonte lehtësime” duke u dënuar me burg të përjetshëm. Po ashtu Tefik Mborja pas largimit nga funksioni qeveritar ishte tërhequr e “kishte simpatizuar lëvizjen”, duke sjellë si pasojë dënimin e tij “lehtësues” me 30 vjet burgim. Megjithatë, të dy të falurit vdiqën në burgje.

Vendimi u ekzekutua më 14.4.1945 në Tiranë në zonën e quajtur Kodra e Priftit.

Pas dënimit

Një shifër e lartë vdekshmërie vërehet te pjesa tjetër e të dënuarve. Shumica e tyre u çuan të vuanin një burgim të egër, duke u çuar në gjendje të atillë që të vdisnin. Statistika tregon se vdiqën gjatë vuajtjes së dënimit:

1-Refat Begolli, vdiq në Burgun e Tiranës më 17.4.1945.

2-Kostaq Kotta, vdiq në Burgun e Burrelit më 1.9.1947.

3-Sulejman Vuçiterni, vdiq në kampin e Vloçishtit më 15.10.1948.

4-Rrok Kolaj, vdiq në Burgun e Tiranës më 14.6.1950.

5-Qemal Vrioni, vdiq në Burgun e Burrelit në vitin 1952.

6-Ismet Kryeziu, vdiq në Burgun e Tiranës më 15.5.1952.

7-Xhavit Leskoviku, vdiq në Burgun e Burrelit më 17.6.1954.

8-Gjergj Bubani, vdiq në Burgun e Burrelit më 28.2.1954.

9-Tefik Mborja vdiq në Burgun e Burrelit më 1.7.1954.

10-Sokrat Dodbiba, vdiq në Burgun e Burrelit më 20.6.1956.

11-Xhevat Korça,  vdiq në Burgun e Burrelit pas një grevë urie më 27.7.1959.

12-Akile Tasi, vuajti dënimin në Burrel, por vdiq në Burgun e Tiranës më 30.1.1961.

13-Fiqri Llagami vdiq në spitalin e Burgut në Tiranë, më 18 dhjetor 1978.

U ridënuan në vitet e tjera:

1-Manush Peshkëpia, u ekzekutua për dinamitin në legatën sovjetike në vitin 1951.

2-Dedë Jakova, u arrestua në vitin 1954.

3-Rrok Gera, u arrestua në vitin 1952 dhe u ridënua për të njëjtën gjë. Ngjarja ishte aq e rëndë sa detyroi Gjykatën e Lartë disa vite më pas të nxirrte një vendim se nuk mund të dënohej njeri dy herë për të njëjtën vepër penale.

4-Fiqri Llagami, u arrestua në vitin 1975 dhe vdiq në burg.

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here