Arrestimet e opozitës në prag të shpalljes së Republikës Popullore

0
101
blank

Arrestimet e personave të implikuar me opozitën e parë të quajtur Koalicioni Demokratik (grupi monarkist, grupi socialdemokrat, grupi i rezistencës), filluan më 10.1.1946, një ditë para shpalljes së Republikës. Megjithatë, disa persona ishin arrestuar edhe më parë. Republika Popullore duhet të lindtte patjetër në një mjedis të mbushur me “armiq”. Arrestimet vijuan me persona të tjerë. Procesi nisi në muajin qershor 1946 dhe përfundoi me disa pushkatime.

Enver Hasa, njëri nga të arrestuarit më 23.1.1946, kujtonte atmosferën e asaj kohe: “Një mbrëmje të ftohtë janari, dy oficerë trokitën në derën e shtëpisë sime dhe pas një bastisjeje më thanë se duhet të shkoja në degë. Te dera na prisnin dy xhipse dhe disa policë...Na dërguan në ndërtesën e (Drejtorisë) së Mbrojtjes së Popullit te selvia ku kishte disa hekurishte. Në mëngjes, sikur të isha ndonjë kafshë ekzotike e mbyllur në zoopark, s’mbeti kush pa ardhur për të më parë me çudi, sikur mos nuk isha njeri”.

Enver Hasa e përcillte me shumë emocion këtë pjesë të jetës që i morën pa bërë asgjë: “Poshtërsitë tuaja nuk kanë fund. Asnjë zaptues që ka kaluar në shekuj në trojet tona, as turku e as sllavi, nuk i kanë sjellë vendit tonë më të këqija e më mjerime, më vuajtje e më vdekje sa ju. Vite e vite kam kaluar i vetëm në birucë. Ftohtë, errët, i unshëm, i braktisur në mëshirën e fatit pa asnjë përkrahje. O Zot! Jo një ditë a një javë, a një muaj, po me vite të gjata të pambaruara. Pse, çfarë bëra? Vetëm se kërkova pak dritë, pak liri dhe demokraci. As vrava, as preva, as vodha, as përdhunova. Asnjë faj që parashikohet prej ndonjë kodi të çfarëdoshëm. Kjo ishte diktatura juaj çnjerëzore, kjo ishte lufta e klasave. Unë me studime të larta ushtarake do të isha nën urdhrat e një evgjiti injorant e për më tepër me të meta fizike, i cili sipas mësimeve të partisë, do të nxirrte te unë të gjithë dufin e të këqijave e të ligave të tij shekullore”.

 

Arrestimet e datës 10 janar 1946:

-Sami Kasem Çeribashi, lindur më 1887 në Gjirokastër e banues në Tiranë, ish-noter publik, tregtar, me arsim të mesëm.

-Xhahit Mustafa Koka, lindur më 1908 në Leskovik e banues në Tiranë, nëpunës me arsim të lartë ekonomik.

-Myrteza Haki Beli, lindur më 1902 në Korçë e banues atje, nëpunës.

-Lluka Kostandin Bibi, lindur më 1901 në Përmet e banues në Korçë, noter.

-Stefan Pjetër Bumçi, lindur më 1915 në Shkodër e banues në Tiranë, me arsim

të lartë ushtarak në Modena Itali, ish-oficer.

-Nesti Vangjel Orolloga, lindur më 1899 në Korçë e banues atje, me arsim të mesëm,

tregtar.

-Hivzi Hysen Golja, lindur më 1895 në Dibër e banues në Tiranë, tregtar me 2 klasë

gjimnaz.

-Qenan Abdurrahman Dibra, lindur më 1912 në Dibër e banues në Tiranë, avokat,

me arsim të lartë juridik në Paris.

-Taip Merepeza (Peza).

-Reshat Asllan Beqiri, lindur më 1920 në Çorrush.

-Ruzhdi Emin Barbullushi nga Shkodra.

-Shazivar Islami nga Gjirokastra.

-Nush Gjon Radovani, lindur më 1920 në Shkodër.

-Ali Hysen Vadenja, lindur më 1917 në Burrel, ish-oficer.

-Pjetër Palok Berisha, lindur më 1915 në Grudë, ish-oficer.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here