1978/“Programi i riedukimit” ndaj të dënuarve politikë

0
695
blank

Ndaj të dënuarve politikë, në kampet dhe burgjet e komunizmit zhvillohej edhe një i ashtuquajtur “program riedukimi”, i cili ishte në funksion të “rehabilitimit” të tyre. Të dënuarit politikë që ishin aty për të kundërtën e këtij “programi riedukimi”, për të cilin paguanin vite të rënda burgimi, duhej të dëgjonin edhe agjitacionin e këtij lloji. “Leksionet” zhvilloheshin në sallën e kulturës së çdo njësie. Ngaqë ishte proces i përditshëm, e kryenin rregullisht policët e shërbimit. Duke mos dashur të lodheshin, ata caktonin një të dënuar të lexonte pjesë të literaturës së përzgjedhur. Në atë kohë të dënuarve të lodhur nga puna, kjo u dukej një angari më shumë. Nëse lexohen sot, temat duken shumë qesharake.

Programi nr.2 i punës ideopolitike me të dënuarit për krime kundër shtetit që vuajnë dënimin në repartet e riedukimit për vitin 1978, gjithsej 96 orë, i ndarë: 8 orë në muaj, 2 orë në javë.

blank

Temat:

1-“Në shtetin e diktaturës së proletariatit, udhëheqja e partisë është vendimtare”.

Literatura: Enver Hoxha “Raport në kongresin e 7-të të PPSH-së, faqe 88-124. “Shteti i diktaturës së proletariatit”, faqe 55-73. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

2-“Kongresi i 7-të të PPSH-së mbi shtetin e diktaturës së proletariatit, shtet i klasës punëtore, armë e fuqishme e saj në luftën për socializmin e komunizmin”.

Literatura: V.I. Lenin “Vepra të zgjedhura”, vëllimi II, viti 1974, faqe 601-603, 620-622. “Shteti i diktaturës së proletariatit”, faqe 5-52. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

3-Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, fitore e madhe historike e partisë dhe e popullit, garanci për forcimin e mëtejshëm të diktaturës së proletariatit dhe ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

Literatura: E.Hoxha “Raport në kongresin e 7 të PPSH-së”, faqe 13-14.

4-Kuptimi dhe përmbajtja e dënimit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Literatura: E.Hoxha “Fjala e mbajtur në plenumin e Komitetit të Partisë Elbasan. Raporte e fjalime vitet 1970-1971”, faqe 301-324. “E drejta penale”, pjesa e përgjithshme, faqe 79-130. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

5-Të drejtat dhe detyrat e të dënuarve gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. “Rregullore e reparteve të riedukimit dhe burgjeve”, faqe 28-31. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

6-Shkaqet e tradhtisë dhe spiunazhit ndaj atdheut dhe popullit, si krimet më të shëmtuara. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë. E.Hoxha “Vepra nr.21”, faqe 98-115. “E drejta penale”, pjesa e posaçme, faqe 13-45. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

7-Diversioni dhe sabotimi, një nga aspektet e luftës klasore. E.Hoxha, “Vepra 19”, faqe 372-381. Kadri Hazbiu, fjalime në kongreset e 5, 6, 7. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë. “E drejta penale”, faqe 48-56. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

8-Agjitacioni dhe propaganda armiqësore kundër rendit tonë socialist, janë pjesë e realitetit tonë. E.Hoxha “Vepra 19”, faqe 332-339. Diskutimi i Kadri Hazbiut në kongresin e 5-të e të 6-të. “E drejta penale”, faqe 57-66. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

9-Lufta kundër imitimeve dhe të gjitha shfaqjeve të huaja, pjesë përbërëse e luftës klasore, në frontin ideologjik. E.Hoxha, “Raport në plenumin e 6-të të KQ të PPSH-së”, 26.6.1973. E.Hoxha “Raport në kongresin e 7-të”, faqe 127-147. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

10-Si duhet kuptuar çështja e patriotizmit dhe internacionalizmit proletar! E.Hoxha, “Vepra 19”, faqe 372-463. Broshura e vogël në pjesë të nxjerra nga veprat e Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, botim i vitit 1967, faqe 3-138. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

11-Në shtetin socialist, klasa punëtore është hegjemone me vepra e jo vetëm me fjalë. V.I.Lenin “Iniciativa e madhe”. E.Hoxha, “Raport në kongresin e 6 të PPSH-së”. E.Hoxha “Mbi kontrollin e klasën punëtore”. Materiali gjendet në librin “Shteti i diktaturës së proletariatit”, faqe 94-134. 2 orë leksion e 4 orë bisedë e lirë.

12-Diktatura e proletariatit, ruhet e forcohet nëpërmjet luftës klasore konsekuente kundër armiqve të saj. E.Hoxha “Raport në kongresin e 5-të të PPSH”, E.Hoxha “Raport në plenumin e 4-t të KQ të PPSH, datë 25.6.1973”, Mehmet Shehu “Raport në kongresin e 7-të të PPSH-së”, faqe 98-106. 2 orë leksion e 4 orë bisedë e lirë.

13-Shoqëria dhe familja kërkojnë që çdo i dënuar të kthehet në gjirin e saj plotësisht i riedukuar. Buletini nr.7 i KQ të PPSH-së, viti 1975. E.Hoxha “Raport në kongresin e 7-të të PPSH-së”, faqe 127-147. Kadri Hazbiu “Fjala në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor në vitin 1976”. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

14-Kuptimi i drejtë marksist-leninist i ngjarjeve dhe situatave ndërkombëtare. E.Hoxha “Raport në kongresin e 7-të të PPSH-së”, faqe 184-250. 2 orë leksion e 2 orë bisedë e lirë.

15-PPSH luftëtare e paepur kundër revizionizmit me atë sovjetik në krye dhe çdo lloj oportunizmi tjetër. E.Hoxha “Raport në kongresin e 7-të të PPSH-së”, faqe 251-300. “Teoria dhe praktika e revolucionit”, broshurë e vitit 1977. 2 orë leksion e 4 orë bisedë e lirë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.