Xhaferr Kalbaj: Terrori në Qafë Bari, si na rrihte pa mëshirë Edmond Caja

0
835
blank

Filloi rrahja e pamëshirëshme ndaj nesh. Më shumë rrahën Fredin sepse komandanti Edmond Caja i thoshte se na fëlliqe Kuçin e Vlorës. Ishte koha pas Revoltës së qafë Barit...

Nga Xhaferr Kalbaj

Ne nuk duhet të harrojmë.

Na çuan në kampin famëkeq të Qafe Barit, një ditë dhjetori të acartë e me dëborë të vitit 1986, mua bashkëe me Agron e Naim Lalën, vëllezër, nga Borshi i Sarandës dhe një djalë tjetër të gjatë nga Kuçi i Vlorës, i cili quhej Fred, por shokët e tij Naimi e Agroni e thërrisnin Feto. Ishin dënuar si dhe unë për të njëjtën akuzë dhe ishin arrestuar grup bashkë.

Sapo na zbritën nga makina autoburg, na plasën brenda rrethimeve të atij kampi të llahtarshëm. Ishte një i ftohtë siç din të bëjë vetëm në malet e Tuçit të Pukës, i ftohtë i cili na hynte deri në palcë. Një skuader policësh, të cilët mbanin uniforma kapterësh të ushtrisë na u vërsul menjëherë në fyt duke na rrahur me shkopinj druri dhe duke na rënë me këpucë ushtarake në kërcinj të këmbëve. Pasi na zhveshën lakuriq në mes të acarit e dëborës gjoja për kontroll, tek ne erdhi një oficer i veshur me uniformë të policisë me qillota, çizme lëkure e me rrip kraheqafë. Ishte Komandanti i kampit Edmond Caja nga Kuçi i Vlorës, por me banim në Tiranë. Pas shpinës së tij rrinte gati për terror shefi i policisë së kampit Ludovik Cali, një malsor prej Balldrenit të Lezhës. Filloi rrahja e pamëshirëshme ndaj nesh. Më shumë rrahën Fredin sepse komandanti Edmond Caja i thoshte se na fëlliqe Kuçin e Vlorës. Ishte koha pas Revoltës së qafë Barit. Nuk kishte kaluar veçse 2 vite e 6 muaj nga pushkatimi i trimave Sokol Zefi (Sokoli) e Tom Ndoja si dhe mbytja nën tortura e ish ushtarakut të specializuar jashtë shtetit, Sandër (Sadri) Sokoli.

Për ata që nuk e kuptojnë apo bëjnë sikur nuk e dinë, dua t’ju them se duhen mijëra e mijëra faqe për të treguar për atë dhunë e atë terror të paparë, që është ushtruar ndaj të burgosurve politik pas revoltes së Qafë Barit nga viti 1984 e deri në vitin 1990.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here