Tom Ndoja u pushkatua pas revoltes në burgune  Qafë Barit, e organizuar nga 24 te denuar ne vitin 1984. Tom Ndoja u vendos në krye të turmës së të dënuarve bashkë me Sokol Sokolin,  Petrit Bazelli, Anastas Dhamo, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Sipas dëshmitarëve, skena më e tmerrshme mbetet lidhja në zinxhir e udhëheqësit të revoltës, tropojanit Sokol Sokoli. Pas torturash çnjerëzore të kryera gjatë natës, udhëheqësi i revoltës Sokol Sokoli u tërhoq zvarrë në sytë e të gjithë të burgosurve dhe m'u në mes të kampit, atë e shtrinë mbi një dru dhe e këputen në mes. Më pas u pushkatuan faqe të gjithëve edhe Tom Ndoja dhe Nue Pisha. Më shumë se 30 të burgosur u ridënuan dhe u dërguan drejt burgut të Burrelit, ndërsa të burgosurit e tjerë pjesëmarrës të revoltës së Qafë Barit u lidhën këmbë e duar e u ngujuan nëpër biruca. Mandej ekzekutuesit i varrosën Sokol Sokolin dhe Tom Ndojën në një varr të përbashkët në Fshatin Kuç të Komunës Gur i Zi.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Shtypja e Revoltës së Qafë Barit, kush ishin xhelatët e këtij burgu dhe ku u varrosën të pushkatuarit

Revolta e Qafë Barit pasi u shtyp prej regjimit çoi në dënimin e 12 të Lexo më shumë