Të burgosurit quheshin “punëtorë të detyruar”

0
803
blank

Në vitet ’70 në dokumentet zyrtare filloi të përdorej një gjuhë fshehtë, në mënyrë që mos kuptohej nga të gjithë. Të burgosurit quheshin “punëtorë të detyruar”. Regjimi kishte interes të merrte sa më shumë mineral dhe për këtë kishte futur nxitjen me koeficient të miratuar me VKM. Spaçi ishte një vend i formatuar mirë si minierë. Atje të burgosurit punonin:

-Minatorë

-Vagonistë (avancimi me metra dhe prodhim me vagonë)

-Armator

-Shinashtrues

Puna më e rëndë ishte ajo e minatorit. Vetëm zjarrmëtari ishte punëtor i lirë se mbante dinamitin. Në sipërfaqe vepronin reparte ndihmëse që përfshinin motoristë, mekanikë, etj.

Me vendimin nr.361, datë 12.12.1979 “Për mënyrën e raportimit të punëtorëve të detyruar”, me qëllim të pasqyrimit sa më të drejtë të punës së kryer në minierën e bakrit në Spaç, me propozimin e Ministrisë së Industrisë dhe të Minierave, Kryesia e Këshillit të Ministrave, me nënshkrimin e zëvendëskryetarit të parë të saj, vendosi që raportimi i normës të bëhej duke korrektuar koeficientin 0.8. Koeficienti i shumëzuar me normën ose tejkalimin e saj, përdorej për të ulur kohën e burgimit.

Në vitin 1979, arrihej një fuqi punëtore (të dënuarish) prej 661 vetash nga të cilët 570 punonin nëntokë. Por nga vlerësimi i parë dilte se vetëm 490 mund të ishin të vlefshëm për punë sepse të tjerë vuanin nga sëmundjet.

Vetëm në janar – korrik 1979 të burgosurit kishin nxjerrë:

-89.459 ton bakër

-3.275 ton pirit

-2.547 metra linear punime

Cilësia e mineralit ishte 0.93%. Të gjitha punimet ishin kryer me tejkalim plani.

/Kujto.al

blank

 

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here