Raprezaljet partizane ndaj familjeve të thjeshta, zhdukja pa gjurmë e vëllezërve

0
660
blank

Ata ishin 17 dhe 15 vjeç, apo edhe më pak. Po ktheheshin nga puna, kur partizanët i ndaluan dhe i kërcënuan se ishin ballistë, çfarë nuk ishte e vërtetë. Dy vëllezërit arritën të largoheshin për mos t'u kthyer më kurrë pranë familjes së tyre, vuajtjet e së cilës sapo kishin nisur. 

Nga Xhafer Sadiku

Në dhjetor 1943, në Dëshnicë u vendos pushteti ushtarak dhe katër-pesë batalione partizane qëndruan për katër muaj duke u ushqyer nga popullsia e krahinës. Një batalion i Brigadës së Parë ishte vendosur në Zhepovë.

Ditët e para të janarit 1944, dy vëllezër nga fshati Zhepovë, Hodo dhe Azis Guçe, ktheheshin në shtëpi nga një fshat tjetër disa orë larg, ku punonin si punëtorë sezonalë. Në hyrje të fshatit u ndaluan nga dy korrierë partizanë, të cilët shkonin në komandën e shtabit, të vendosur asokohe në Fratar. Partizanët dyshuan se ata mund të ishin ballistë apo ndoshta të kishin lidhje me Ballin dhe i urdhëruan të zhvishnin rrobat dhe këpucët. Vëllezërit u përpoqën t’i sqaronin se nuk kishin lidhje me Ballin, por ishin banorë të fshatit, çka mund ta verifikonin, madje shtuan se vëllai i tyre, Isai, ishte partizan. Pati një përleshje trup me trup midis tyre, madje njëri nga partizanët mbeti i plagosur me një teh thike.

Vëllezërit u larguan në drejtim të paditur, ndërsa komanda e batalionit mblodhi burrat e fshatit duke u dhënë ultimatumin se do t’i ekzekutonte nëse nuk dorëzonin autorët e incidentit. Vetëm kur një banor i fshatit, që i kishte takuar, tregoi se si kishte ndodhur ngjarja, çka u pranua edhe nga dy partizanët, komanda e batalionit i liroi burrat e fshatit, por dogji shtëpinë e Hajro Guçes, babait të tyre. Familja e varfër mbeti pa strehë, në mes të dimrit.

Për të ditur për fatin e bijve të tij, Hajro dërgoi në Berat djalin tjetër, Lazen, të kërkonte ndihmën e bashkëfshatarëve, Karafil Osmanit, komandant i Ballit dhe Gani Jasharit, rrethkomandant i xhandarmërisë së Beratit. Ata bënë hetimet e nevojshme nëpër strukturat e forcave vullnetare, por megjithë kërkimet, nuk pati asnjë gjurmë të tyre.

Pasi nuk u gjetën gjurmë për vëllezërit e zhdukur, ata u interesuan të kthenin pranë familjes të riun, por Jugu ishte përfshirë nga lufta civile dhe nuk kishin asnjë garanci se mund të kthehej i sigurt pranë familjes. Karafil Osmani dhe Gani Jashari i kërkuan toger Kiço Mbrezhdanit ta merrte të riun me forcat e xhandarmërisë lëvizëse, dhe, kur t’i krijohej mundësia ta dërgonte deri në Këlcyrë, për t’u kthyer pranë familjes, në Zhepovë. Por më 25 korrik 1944, në Dukaj të Tepelenës, kompania u rrethua nga dy batalione të Brigadës VI, të cilët ekzekutuan dhjetëra xhandarë, midis tyre edhe togerin Kiço Mbrezhdani. Në radhët e të vrarëve ndodhej edhe i riu Laze Hajro Guçe. Ishte vetëm 18 vjeç. Familja e varfër nga Zhepova humbi tre djem.

Në një raport të vitit 1985, të Degës së Punëve të Brendshme Përmet drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, jepeshin të dhëna për përmetarët e arratisur. Aty lexohet se Hodo Guçe dhe Azis Guçe, i pari 17 dhe i dyti 15 vjeç, në 1944, ishin larguar për në Greqi, për të mbërritur në SHBA. Sipas të njëjtit raport, ata kishin vdekur. Nuk dihet saktësia e burimit në fjalë, por ajo që dihet me siguri nga familja, ata u zhdukën pa lënë gjurmë.

Marrë nga libri “Skenarë të përgjakur” (Përmeti, 1943-1990), i autorit Xhafer Sadiku, botim i ISKK.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here