Konkursi i letërsisë brenda hekurave të kampit të Vlashukut

0
66
blank

Gjon Shllaku, na mblodhi ne të rinjtë, organizoi një konkurs për tregimin dhe poezinë më të mirë. Çmimi ishte një kuti duhani e sajuar prej një gavete alumini, dhe mbi të ishte gdhendur një flamur shqiptar”

Mijëra intelektualë shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan gjatë diktaturës komuniste. Burgjet e Shqipërisë pas vitit 1944 ishin të mbushura me profesorë, doktorë, shkrimtarë, përkthyes, inxhinierë, artistë, aktorë, tenorë, soprano… e gjithë elita e kombit u burgos brenda hekurave të diktaturës komuniste. Një prej kampeve ku kishte përqendrim të intelektualëve ishte edhe ai i Vlashukut, në një kodër afër qytetit të Kuçovës. Gjon Shllaku, At Patër Mëshkalla, Sami Repishti, Engjëll dhe Kudret Kokoshi, Sokrat Çika nga Borshi, doktor Isuf Hysenbegasi e shumë të tjerë, ishin pjesë e kampit të Vlashukut. Atje bëhej një kanal që ishte pjesë e projektit për të tharë kënetën e Thanës dhe regjimi komunist e kishte vendosur t’i kryente punët më të rënda me të burgosurit politikë. I burgosur në atë kamp ishte edhe Reshat Kripa, i cili ka rrëfyer një ndër momentet e bukura, aq sa mund të përjetoheshin të tilla brenda hekurave të diktaturës komuniste.

 

Gjon Shllaku, për të na mbledhur ne të rinjtë, organizoi një konkurs për tregimin dhe poezinë më të mirë. Shkruam të gjithë diçka; shkrova edhe unë një vjershë kushtuar robërisë. Ja disa nga vargjet:
Nëpër burgjet e tmerruar/ njerëzit vuajnë pa mëshirë/ janë të shtypur robëruar/ pse kërkojnë jetën e lirë./ Nëpër kampet gjakatare/ vlon druri dhe dajaku/ vuajnë zemrat shqiptare/ posi lumë u vete gjaku…
Ndanë edhe një çmim, që e mori një shoku im. Çmimi ishte një kuti duhani e sajuar prej një gavete alumini dhe mbi të ishte gdhendur një flamur shqiptar”.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here