Jurist, poet dhe përkthyes. Lindi më 1908, në Vlorë. I diplomuar për drejtësi në Itali. Punoi në Vlorë dhe Kosovë. Veprimtaria e tij patriotike dhe antifashiste ra në sy të gjermanëve. U arrestua nga Gestapoja dhe u internua fillimit në Prishtinë dhe më pas në kampin shfarosës Mathauzen. U lirua në dhjetor 1944 dhe pasi kurohet në Austri, rikthehet në atdhe.

Më 1 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi "si armik i popullit dhe pjesëmarrës në organizatën e Ballit Kombëtar", me burgim të përjetshëm, konfiskimin e pasurisë, humbjen e të drejtave elektorale. Më pas dënimi iu kthye në 25 vjet. E kreu dënimin në burgun e Burrelit dhe u lirua më 25 dhjetor 1964, pas plot 19 vjetëve.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 264
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.