“Kalimi në regjim burgu” për Fejzulla Çepin dhe Sokol Sokolin

0
1
blank

Fejzulla Çepi dhe Sokol Sokoli humbën jetën në kohën që vuanin dënimin në Qafë-Bari: i pari në një aksident më 1983 dhe i dyti i ekzekutuar bashkë me Tom Ndojën pas revoltës së vitit 1984. Më parë, siç tregojnë dokumentet që po publikon kujto.al, ata ishin transferuar nga Spaçi në Burrel sepse kishin kundërshtuar të punonin 

Në diktaturën komuniste, dënimi me heqje lirie kryhej në kampe riedukimi dhe në burgje. “Kampe riedukimi” quheshin vendet ku të dënuarit detyroheshin të punonin në ndërtim, minierë, bujqësi ose bonifikim. Pas vitit 1952, gjykatat komuniste nuk e përdornin më fjalinë ekzekutive “me punë të detyruar”. Burgjet përdoreshin vetëm për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë. Kishte të dënuar që bënin qëndresë kundër punës së detyruar, pasi kjo ishte edhe e paligjshme. Në raste të tilla, ata transferoheshin. Me propozimin nr.204, datë 25.6.1982 të Repartit nr.303 Spaç, iu kërkua Drejtorisë së Zbatim Vendimeve Penale, zhvendosja e të dënuarve për në Repartin nr.321 Burrel. Paraqiten dy modele transferimi për të dënuar të njohur:

-Fejzulla Beqir Çepi, i vitlindjes 1941, nga Zhyra e Librazhdit, i cili më pas vdiq më 7.10.1983 në Repartin nr.311 Qafë-Bari, duke rënë nga një galeri vertikale. Eshtrat e tij janë të vetmet e patërhequra nga Qafë-Bari.

blank

-Sokol Zef Sokoli, i vitlindjes 1949, nga Tropoja, i cili u dënua më pas në revoltën e Qafë-Barit dhe u ekzekutua më 9.6.1984 në Shkodër, së bashku me të dënuarin Tom Ndoja.

blank

Përshkrimet e dy transferimeve kanë të njëjtin tekst, si duket të bërë gati. Transferimet dhe format e tjera përdoreshin vazhdimisht për të prerë demotivimin për të punuar me detyrim.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here