Sevasti Qiriazi, mësonjësja e vashave korçare në vitin 1891

0
1672
blank

Një vlerësim i Edit Durham, për zonjushën Kyrias (Sevasti Qiriazi), gruan kurajoze: "Shkolla e Vashave ishte kaq moderne, saqë më dukej se isha kthyer papritur në Europë". Homazh për gruan e madhe që vuajti dhimbje të madhe nën diktaturën komuniste, humbjen e djalit Gjergji e bashkëshortit Kristo Dako.

7 mars, dita e mësuesve. Është dita kur të gjithë përulemi me respekt para mësuesve. Kujto.al zgjedh të përkujtojë këtë ditë të rëndësishme me një homazh për një prej figurave më të ndritura të historisë sonë, që, si askush, dha gjithçka kishte për arsimin në Shqipërinë e viteve të para të shekullit të shkuar. Sevasti Qiriazi dhe motra e saj Parashqevi Qiriazi, dy motrat kurajoze që luftuan për arsimin shqip, në atë kohë kur në vendin tonë analfabetizmi ishte sundues në shumicën e popullsisë. Por cili ishte shpërblimi që mori Sevasti Qiriazi për kontributin  saj të pazëvëndësueshëm në fushën e arsimit?! Si shumë të tjera mendje të ndritura të Shqipërisë, ajo mori si "shpërblim" vuajtjet e pashoqe nën dhunën komuniste.

Themeluese e Shkollës së Vashave në Korçë

blankSevasti Dako (Qiriazi) lindi në vitin 1871 dhe ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte e para grua shqiptare që studioi në institucionin amerikan, kolegjin me emër “Robert College” në Konstandinopojë (Stamboll), të cilin e kreu në qershor 1891. Pas përfundimit të studimeve, ajo u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë, më 1891. Bashkë me motrën e saj Parashqevi Qiriazi, ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë, nga ku dolën shumë emra të njohur të femrave, të cilat kontribuan në fushën e arsimit. Sevasti Qiriazi mbahet mend për shumë veprimtari patriotike, por kryesisht si nismëtare e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.

“Mësonjëtorja” është një ndër filmat më të bukur shqiptarë, të realizuar në kohën e diktaturës komuniste. Ai film është mishërim i personazheve të shquar të arsimit shqiptar, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit dhe vëllait të tyre, Gjerasim Qiriazi. Sevastia e Gjerasimi vijnë në këtë film përmes personazheve kryesorë, Dafina e Stefan Bardhi. Ai film i kushtohej Sevastisë, por në asnjë rast nuk identifikohej ky fakt, sepse Sevasti Qiriazi dhe familja e saj pësuan dhunën më të tmerrshme të sistemit komunist, me vrasje, burgosje e internime. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ishte një ndër familjet më të kulturuara në Shqipëri. Sevasti Qiriazi, bashkë me vëllain e motrën e saj, hapën shkollën e parë shqipe në Korçë dhe kaq mjafton.

Ja çfarë shkruante Edit Durham, pas vizitës në Korçë në vitin 1903. Ajo e përshkruante kështu shkollën e Vashave: “Zonjusha Kyrias (Sevasti Qiriazi), një grua shumë e përgatitur dhe kurajoze, pati shkuar në Amerikë me ndihmën e misionarëve amerikanë, ishte trajnuar atje dhe kur u kthye në Korçë, ishte emëruar drejtoreshë e një shkolle femërore, nën patronazhin e Misionit Amerikan. Sevasti përdorte tekste shkollore amerikanë dhe jepte blankmësim në gjuhën shqipe. Mbas mbylljes së shkollës mashkullore të Korçës, kjo mbeti e vetmja shkollë në Shqipërinë Jugore, ku mund të mësohej shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Edhe pse frekuentimi i asaj shkolle sillte rrezikun që vajzat dhe prindërit të ishin persekutuar nga autoritetet turke, klasat ishin gjithmonë plot. Vajzat e krishtera dhe myslimane mësonin të shkruanin dhe të lexonin në shqip dhe i mësonin edhe vëllezërve të tyre. Shkolla e Vashave ishte kaq moderne, saqë më dukej se isha kthyer papritur në Europë".

Ajo do të përballej me të njëjtin mallkim që u përballën mijëra shqiptarë të arsimuar. Dijet e tyre ishin armiku kryesor i diktatorit Enver Hoxha. Sevasti Qiriazi përjetoi zemërplasur humbjen e Gjergjit, djalit të saj e trupin e munguar të tij, për ta përcjellë në banesën e fundit. Komunistët nuk ia kanë dhënë as këtë mundësi. Sevasti Qiriazi përjetoi një tjetër torturë, burgosjen e djalit tjetër, Aleksandrit. Ajo iku nga kjo botë, pasi pa të shkatërruar familjen, por edhe atdheun, për të cilin kishte punuar me mish e shpirt, gjithë jetën e saj./kujto.al

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here