Inxhinier, përkthyes, djali i madh i rilindasit Kristo Dako dhe pionieres së arsimit shqiptar, Sevasti Qiriazit. Lindi më 1909, në Manastir, Maqedoni. Emigron në SHBA me familjen në Jamestown, e kryen shkollimin e fillor e të mesëm në SHBA dhe në Shkollën Qiriaz në Tiranë. Në Oxford, Angli, diplomohet në degën e inxhinierisë. Përfundon studimet në Universitetin e Oxford-it, në fakultetin e inxhinierisë. Kthen në Shqipëri më 1940 dhe nga bashkëshortja italiane përfton tri fëmijë, Viktore, Robert, Diana. Familja e Dakos në vitin 1943 u dërgua në kampin nazist të Beogradit, prej nga arriti të lirohet pas një viti. Më 1945, bën pjesë në misionin e UNRRA-s për Shqipërinë. Në tetor 1946, pas prishjes së raporteve diplomatike me SHBA, arrestohet me akuzën si “agjent amerikan” ndërsa kryente detyrën e koordinatorit. Gjyqi zhvillohet pas dy vjetësh arrest dhe dënohet me 7 vjet burg. 1949: i vdes e ëma Sevastia kur ishte në burg. 1953 lirohet nga burgu dhe e gjen shtëpinë në Tiranë të uzurpuar nga zv. M. i Brendshëm Bozo. E internojnë familjarisht në Tepelenë bashkë me tezen, Parashqevinë. Në fillim të viteve ‘90 u vu në qendër të vëmendjes së medias lidhur me Misionin e UNRRA-s në Shqipëri. Më 5 maj 1949, me vendim nr. 58, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «faje penale kundër popullit dhe shtetit», me 7 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale, sipas nenit 37 të Kodit Penal. Më pas u internua në Tepelenë për t’u kthyer në Tiranë më 1970. Vdiq në Tiranë, më 1995. Vepra: Kol. Deivid Smaili: Me detyrë në Shqipëri, përkth. A. Dako; dorëshkrim: monografia historiografike: Trinija: Parashqevi Qiriazi, Sevasti, Kristo Dako f. 500. Kristo Dako: Shqipëria çelsi kryesor i Lindjes së Afërme, përkth. Leka Ndoja, Arbëria, Tiranë 2003; Kol. Deivid Smaili: Me detyrë në Shqipëri, përkth. Aleksandër (Skënder) Dako, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë 1993; Aleksandër DakoTrinija: Parashqevi, Sevasti, Kristo Dako (dorëshkrim) Tiranë 1989.

Burimi: f. 500; AISKK, F 1. V 2013. D 5/1. Fl.264-265
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.