Ende i zhdukur, Ahmet Hoxha para  pushkatimit: E kam urryer gjithmonë komunizmin

1
3177
blank

"Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua. Kam qenë armik i këtij pushteti dhe i kësaj partie dhe jam armik i kësaj partie se ka ardhur në fuqi me gjak dhe me gjak e ka mbajtur, por edhe me gjak do mbarojë”

Prej 42 vitesh, trupi i tij, i varrosur në një varr sekret, diku në rrethinat e Rrëshenit, është kthyer në nëj kalvar të gjatë e të dhimbshëm përpjekjesh pa sukses për familjen e tij, e cila e kërkon me dëshpërim.

Ahmet Manxhar Hoxha, u pushkatua ditën e fundit të janarit 1979, pasi ishte arratisur për herë të dytë, por fatkeqësisht pa sukses. Kishte ëndërruar vetëm lirinë, dhe pavarësisht torturave dhe vuajtjeve nuk e kishte ulur kokën kurrë.  Pas tentativës së parë për tu arratisur nga Rubiku, i ridënuar në Spaç, Ahmeti ksihte tentuar sërish.   Arratisja e dytë do të rezultonte fatale, pasi do binte në duart e Sigurimit, i lënë në baltë dhe i tradhëtuar nga shoku i tij i arratisë. Shumë shokë të tij të burgut. Në dëshmitë e tyre kanë përmendur episode të shumta  mbi qëndresën e tij gjatë kohës së vuajtjes së dënimeve. I tillë, qëndrestar ai do të shfaqej edhe në çastin fatal, kur do të gjendej para togës së pushkatimit. Por si kishte rrjedhur historia e tij deri në atë çast?

Ahmet Manxhar Hoxha nga Kolonja e Gjirokastrës, ishte dënua tre herë për arsye politike nga regjimi komunist. Vuajti gjithsej 20 vjet, 7 muaj, 15 ditë heqje lirie në vitet 1958-1979. Herën e dytë u dënua për arratisje nga Reparti nr.309 Rubik. Herën e tretë u arratis nga Reparti nr.303 Spaç, por nuk mundi të përfundojë largimin sepse u arrestua. U dënua me vdekje kur ishte vetëm 39 vjeç. Fjalët e fundit të tij janë të jashtëzakonshme e në përputhje me moralin e një antikomunisti të vendosur. I dënuari ishte lidhur duar e këmbë në Tiranë, teksa u dërgua një ditë para se të vritej në Pukë (një ditë më pas shkruhet në Rrëshen).

Dokumentet arkivore dëshmojnë se në fjalën e fundit para se të pushkatohej Ahmeti tha:

blank

“Zoti prokuror! Unë dua t’ju them se ju si shtet nuk jeni në rregull. Mblidheni mendjen. Shqipëria është e ndarë në dy pjesë. Pjesa më e madhe ndodhet jashtë Shqipërisë nën Jugosllavi, kurse ju këtu po vrisni njëri-tjetrin. Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua. Kam qenë armik i këtij pushteti dhe i kësaj partie dhe jam armik i kësaj partie se ka ardhur në fuqi me gjak dhe me gjak e ka mbajtur, por edhe me gjak do mbarojë”

Ekzekutimi me vdekje me një plumb në kokë u bë më 31.1.1979, ora 24.00 në rrugën e Kaçinarit “varianti i druve”.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjarëve të tij, ky vend, ku u gropos trupi i Ahmet Hoxhës mesnatën e 31 janarit 1979,  nuk është arritur  ende të identifikohet qartë.

Vëllai i tij Taip Hoxha, thotë se nuk gjen prehje pa i gjetur eshtrat e vëllait  dhe se kërkimet për të gjetur trupin e Ahmetit, do i niste pikërisht nga shoku i qeliqë në Rrëshen, që e pa dhe foli për herë të fundit me Ahmetin, Pashk Mollën. Në vitin 1990, ndërsa  Taipi po e kërkonte, Pashku ndodhej i burgosur ende në burgun e Shën Kollit në Lezhë. Sipas rrëfimeve të Pashk Mollës, vëllai i ndjerë i Taipit ishte ndarë me të në qeli, dhe policët e kishin çuar pranë togës së pushkatimit, që kishte qenë shumë pranë Degës së Brendshme të Rrëshenit.

Prej atij takimi në vitin 1990, me shokun e qelisë së Ahmetit, Taipi nuk i ka rreshtur kurrë kërkimet për të gjetur eshtrat e të vëllait. Prej 31 vjetësh ai vetëm pyet dhe heton çdo detja e rrëfim që arrin të marrë. Sot ai ka gjetur dy persona, që janë ende gjallë, e që kanë qenë në momentin e pushkatimit. Por asnjëri prej tyre nuk ia tregojnë vendin ku e kanë varrosur.

Taipi thotë se shumë herë ka këkruar në instancat shtetërore që të miratojnë një ligj që i dëtyron ata që kanë dijeni për zhdukjet e trupave, të tregojnë vendet e varreve të fshehta. Por përpjekjet e tij kanë rënë në vesh të shurdhët. Ai e di se kjo është një plagë që s'ka kush ta shërojë. Ata që e dinë heshtin me vetëdije të plotë, sepse  në Shqipëri s'ka asnjë ligj që ti detyrojë të tregojnë!

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

1 Koment

  1. LAVDI DESHMORVE TE LIRISE!
    TRADHETARI I KOMBIT DHE KRYEKOMUNISTI SALI BERISHA NGA VITI 1990 DERI NE VITIN 2021, AI KA POSHTRUAR DHE DISKRIMINUAR FIGUREN E DESHMORVE ANTIKOMUNIST TE LIRISE.
    ORGANIZATORI I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT DHE KRYETERRORISTI SALI BERISHA NGA VITI 1990 DERI NE VITIN 2021 KA PERNDJEKUR DHE KA BURGOSUR ME KEQ SE SA ISH DIKTATURA KOMUNISTE, PO TE NJETAT FAMILJET E PASTERA QE ISHN PERNDJEKUR NGA DIKTATURA KOMUNISTE NGA VITI 1944-1990..
    RESPEKT PER GJITHE ATA TE BURGOSUR POLITIT QE NUK KANE PRANUAR PER TU NENSHTRUAR TERRORIT KOMUNUST TE DIKTATURAVE TE KUQE SLLAVJANE HOXHA, ALIA DHE KESAJ TE FUNDIT BERISHA.
    Nepermjet kesaj vidio do te informoheni se kush ishte spiuni i sigurimit te diktatures komuniste Sali Berisha (me psedunimin penicilina dhe tigri):
    https://www.youtube.com/watch?v=sOGEBGrm2UE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here