Në këtë moment në foto, me gishtin tregues, në shenjë hakërrimi, Aranit Çela në rolin e prokurorit është në sallën e gjyqit, ku zhvillohej procesi ndaj jezuitëve dhe po kërkon dënimin me vdekje të 11 të akuzuarve. Foto i përket fondit të fototekës së ATSH-së dhe mban poshë saj këtë shenim: "Gjyqi i jezuitëve Pater Geovani Fausti dhe Daniel Dejani. Prokurori i popullit Aranit Çela kërkon dënimin me vdekje të 11 të akuzuarve. 18 shkurt 1946".
Pak ditë më vonë me mbarimin e këtij gjyqi , me 4 mars 1946 do të çoheshin në pushkatim Pader Danjel Dejani, Pader Giovanni Fausti, Pader Gjon Shllaku, Gjelosh Lulashi, Mark Çuni dhe Qerim Sadiku, të cilët në fjalën e fundit para pushkatimit mëshiruan ekzekutorër dhe në frymën e fundit përmendën fjalët: Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria.
Bashkangjitur me foton e xhelatit Aranit Çela, i cili ende sot gëzon pension të veçantë nga shteti shqiptar, sjellim dokumentin me fjalën e fundit të martirëve të pushkatuar vetëm se deshën atdheun dhe fenë e tyre.
Fjalët e fundit
Gjelosh Lulashi: “Thoni babës të më falin, se e kam trazue. Të më falin ne shokët se ndonji shpifje ua kam ba prej zorit që kam pas. Nanës të fala dhe të mi puthi vllaznit. Borxhet që kam të mi paguejnë prindërit. I fali me zemën të gjithë ata që më kanë ba keq. Rroftë Shqipëria”.
Pader Danjel Dejani: “I fali ata që më kanë bërë keq. Jam koshient se po vdes i pafajshëm, po ma mirë sesa fajtor. Ti japin prindërit (farë e fisi), Dom Zef Shllakut pare për të mbajt dy meshë.
Pader Giovvani Fausti: “Jam koshient se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitëve, Xhakojve, Apostolikëve dhe Arqipeshkvit. Rroftë Krishti Mbret.
Pader Gjon Shllaku: “Lamtumirë t’mi thoni shokëve Françeskanë dhe të gjithë të njohunve. Rroftë Kirishti Mbret, Rroftë Shqipnija”.
Mark Çuni: “I fali të gjithë ata që më kanë gjykue, dënua dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipnija”.
Qerim Sadiku: “I fal të gjithë ata që në çdo kohë mund të më kenë bërë keq. I fal edhe ata që më kanë dënue dhe ata që do të më ekzekutojnë. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipnija”.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.
sa e tmershme...njery te ndershem e te pafajshem e mbi te gjitha njerez me zemer te madhe...