Thirrjet kundër diktaturës gjatë ndeshjes Besa-Partizani të dielën e 25 marsit 1990, u pasuan me arrestime në stadium dhe më pas nëpër shtëpitë e kavajasve. Megjithatë shpirti i revoltës nuk u ndal. Të nesërmen, më 26 mars, në Kavajë u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste në sheshet dhe rrugët e një qyteti. Kronika e gjallë e ngjarjeve të atyre ditëve, ndërtuar nga Sofika Cara Prifti, një nga gratë pjesëmarrëse në atë demonstratë historike
Nga Sofika Cara Prifti
Në Kavajë lëvizjet antikomuniste nuk nisën në vitin 1990, por shumë më parë. Kishte kohë që populli i Kavajës kishte filluar ta shprehte pakënaqësinë e revoltën kundër atij pushteti të urryer. Kjo kishte ndodhur nëpër ndërmarrjet e fabrikat e qytetit, ku qeveritarë të ndryshëm të E.Hoxhës ishin tallur e kishin ikur me turp në Tiranë. Pastaj nisën të shpërndaheshin trakte nëpër dyqane, në gjimnaz, nëpër muret ishin shkruar parrulla antikomuniste. Sekretarin e partisë, që kishte ardhur nga Durrësi këtu për problemin e parrullave, funksionar i lartë i qeverisë së Ramiz Alisë, njerëzit e revoltuar e detyruan të shkelte me këpucët e veta mbi veprat e mësuesit të tij, Enver Hoxhës!
Shumë njerëz rrahën rrugëve, u arrestuan, u torturuan: donin të gjenin inisiatorët e kësaj lëvizjeje, por nuk ia arritën qëllimit, përkundrazi i nxitën e i ndezën edhe më shumë protestat masive. Protesta të tilla ishin bërë nga burrat e gratë në fabrikat e letrës, të qelqit, gozhdë-bulonave, në ndërmarrjen e tekstilit e kudo. Në gjithë Kavajën kazani po ziente. Dhe jo vetëm kaq, por djemtë e Kavajës e çuan pishtarin e flakës antikomuniste edhe në qytetet e tjera të vendit: Durrës, Tiranë, Shkodër, Lushnjë, Fier, Elbasan etj.. Në Lushnjë Daut Elmazi, Edi Segeri, Arian Gjoni me shokë i ngritën në këmbë lushnjarët dhe, kur ata i pyetën: “Nga jeni?, këta iu përgjigjën pa frikë: “Ne jemi nga Kavaja!” Më shumë se njëzet djem nga Kavaja, me fjalën e tyre grishëse, bënë që të mblidhen në bulevardin e Durrësit një turmë e madhe njerëzish të revoltuar, duke hedhur parrulla të ndryshme antiqeveritare. Durrësi nisi të gumëzhinte e po kështu ndodhi në Patos, Fier, Shkodër e në qytete të tjera. Dhe ja ku flaka e kësaj lëvizjeje të nisur në Kavajë mbuloi gjithë vendin, e cila bëri të ndryshonin shumë gjëra në Shqipëri. Erdhën ditët e dëshiruara aq shumë e prej shumë kohësh, kur populli ndjeu të shpërthenin gonxhet e para të luleve të demokracisë! Pak nga pak këto gonxhe u rritën dhe aroma e tyre u përhap kudo, shumë e pritur kjo, jo vetëm për shtresën e të përndjekurve politikë, po për mbarë popullin shumë të vuajtur të Shqipërisë. Fati i madh i familjes sonë e deshi që kjo ngjarje e madhe historike të na gjente në Kavajë. U desh të vinte e diela e 25 marsit 1990, kur rinia kavajse u ngrit me guxim, i dha grushtin e parë diktaturës, duke vrarë një herë e përgjithmonë frikën. Atë të diel skuadra e “Besës” luante futboll në fushën e vet me “Partizanin”. Qeveria e nuhaste si qeni rrezikun që i kanosej, e ndiente qartë afrimin e shembjes dhe përgatiste planet si do vepronte. Ajo donte të zgjaste jetën e vet, përpiqej të mbahej akoma në këmbë. Diktatura mori masa të shumta për të frikësuar e nxitur të gjithë pushtetarët, që të ishin gati për të parandaluar shpërthimin e uraganit, i cili nisi pikërisht në Kavajë. Gjithë ato ditë ishin bërë mbledhje urgjente nëpër shkolla, ndërmarrje e kooperativa bujqësore; policë shihje plot nëpër rrugë; qëllimi ishte që njerëzit të frenoheshin e të mos shkonin për të parë atë ndeshje. Por atyre u kishte rrëshqitur situata nga duart e nuk mund të bënin dot asgjë, veç të skërmisnin dhëmbët e të kafshonin atë që kapnin. Atë të diel, sidomos në orët e pasdites, dukej sikur i gjithë qyteti ishte i ftuar në një dasmë! Po, dasmë ishte, një dasmë mbarëpopullore! E ajo dasmë e kishte pistën në qilimin e blertë të stadiumit, ku do të luhej futboll dhe, në vend të thirrjeve “Goool!” do të dëgjoheshin thirrjet e të rinjve: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!”, “Enver-Hitler!”, “Poshtë dinastia!”, “Liri-Demokraci!”, “Poshtë Nexhmija!” etj.. Gjelbërimi ishte i ndotur nga dhjetëra qen kufiri e nga sampistat me uniforma të frikshme e nga policë e dedektivë civilë. Por populli i Kavajës nuk mbahej, sepse kishte arritur aty ku s’mbante më! Me dhjetëra vepra të Enver Hoxhës, me qindra gazeta “Zëri i popullit” u grisën e u hodhën në fushë, u dogjën! Njëzëri oshëtiu kënga patriotike:
Eja, mblidhuni këtu-këtu, bashkë me ne!...
U shpalos ajo këngë në gjithë qytetin si një flamur i madh për veprim. Në tribunën përballë u ndezën gjakrat e nisën përleshjet mes popullit e sampistëve me policët bashkë, nën vëzhgimin e kamerave të fshehta, që filmonin gjithçka e që do të përdorej më pas si provë. Gjatë përleshjeve ata bënë edhe arrestime. U arrestuan Ilir Rugia e Safet Beçeri, të cilët u morën zvarrë mespërmes fushës. Në minutën e tetëdhjetë organizatorët e protestës futën një djalosh të vogël për të ndërprerë lojën e për të matur pulsin e forcave të rendit. Atmosfera u ndez dhe më tepër. Përleshjet vazhduan bashkë me arrestimet natën shtëpi më shtëpi. Ja disa nga pjesëmarrësit: Adi, Deti e Xhevat Rrica; Tahir, Ramiz e Ilir Okshtuni; Skënder Llixha; Sheref, Durim, Lutfi, Mustë e Selë Cara; Rexhep e Ilir Rugeja; Edmond e Kujtim Koçia; Nazmi Roli; Xhevat e Kujtim Koli(?); Riza Dedei; Hysni Dervishi; Qazim e Ervin Karriqi; Arben e Zabit Karkini; Piro Tako, Sil Durja; Fatmir Veliu, Azem Mullaliu, Mir Ejupi, Gëzim Çelhyka, Çezar e Madrid Petja; Ilir Idrizi; Safet Beçeri, Art e Zyhdi Pagrija, Halim Azizllari; Art, Ylli e Nuk Gjoni, Ibrahim Çanaku; Nexhat Hoxha; Bujar Leçini; Aleksandër e Romeo Dimroçi; Xhevat Hylyviu; Bardhi Arkaxhiu; Indrit e Gentian Cara; Nikolla e Josif Budo; Jak Shtini etj.etj. të cilëve nuk ua di emrat, ndaj të më falin. Atë ditë isha në lagjen Zguraj, tek xhaxhai i Bardhit, bashkëshortit, Rexhepi e, kur po kthehesha e po i afrohesha godinës së postës, takova Kadri Carën, një kushëri të Bardhit, i cili vinte shpesh tek ne. Babai i Bardhit e kishte ndihmuar shumë atë në kohën kur ishte këtu dhe ai nuk e harronte. U përshëndetëm dhe e pyeta për djalin, Ismetin, që ia kishin arrestuar një muaj para demonstratës. Ai po më shoqëronte e, kur u afrua te lulishtja, thirri një djalë të ri dhe e pyeti: “Ç’kemi?”. Djemtë të mbledhur në grup diç po bisedonin dhe Kadriu, ose Tata, siç e thërrisnin të gjithë në qytet, më pas më rrëfeu se çfarë kishte ndodhur në fushën e futbollit. Djaloshi i pëshpëriti Kadriut shpejt: “Nësër në shtatë pa dhjetë, kur të dalin njerëzit nga kinemaja…” Ishte pak vonë e kushëriri i Bardhit nguli këmbë të më përcillte deri te shtëpia, që e kish ate rruga e centralit elektrik. Duke ecur e pyeta atë: “Çfarë ka nesër?” Ah, m’u përgjigj ai, nesër në atë orë që dëgjove do të mblidhemi tek mëngjesorja dhe do t’i sulemi godinës së policisë, për të liruar djemtë që na kanë arrestuar në stadium e, gjatë natës, nëpër lagje. I thuaj edhe Bardhit të vijë, shtoi ai. “Bardhi ndodhet në Fier, i thashë unë, a bën të vij unë?” Bën, si s’bën!-ma ktheu Kadriu.-Hajde, se do të vijnë edhe gra të tjera me ne!
Familja jonë vinte nga një luftë e egër klasash nga regjimi komunist: 23 vite burg, 17 vite internim, 1 i arratisur dhe 2 në listën e pushkatimit pa gjyq!
Pra, nuk kisha se çfarë të humbja. Megjithëse ishte hera e parë që do të merrja pjesë në një demonstratë, çuditërisht nuk pata frikë, por ndieja një urrejtje të madhe, plus dhe emocione. Prej 25 vitesh nuk kisha folur lirisht me njeri! Vetmia është si helmi i nepërkës që të bren e të shkatërron ngadalë-ngadalë. Ëndrra ime e madhe e asaj kohe ishte përmbysja e atij sistemi të mallkuar komunist, i cili familjen tonë synonte ta zhdukte, ta groposte shtatë pashë nën tokë.
Unë, nga padurimi, shkova më përpara te kinemaja e po rrija afër azilit të pleqve. Isha 47-48 vjeçe në atë kohë, me fizik të dobët e kishim vetëm 4-5 muaj që kishim ardhur në Kavajë. Isha e panjohur nga kavajasit, vetëm fisi i Bardhit më njihte këtu. Megjithatë sytë nuk më bënin dritë, nga urrejtja! Ishte 26 mars, 1990! Befas dyert e kinemasë u hapën para se të mbaronte filmi. Njerëzit e mbledhur nuk po i mbante më vendi e u vunë në lëvizje. Anës trotuarit kishte pak njerëz kalimtarë, të cilët u bashkuan me turmën. “Përpara, çuna!”- u dëgjua një zë. Pas atij zëri u sul një grumbull i madh njerëzish të moshave të ndryshme: djem e vajza, gra e burra, pleq e fëmijë. Në demonstratën e 26 marsit morën pjesë bashkë me mua edhe një grua nga Durrësi, e martuar në Kavajë, edhe një tjetër që nuk ia mbaj mend emrin. Kur u nisëm për në polici, pas atij zërit grishës: “Përpara!..”, një polic çehrevrarë na pyeti: “Çfarë po bëni, çuna, ku po shkoni?-Spiun!-iu përgjigj një zë nga turma. “Kush foli?”-foli prapë polici. Por këtë radhë s’mori asnjë përgjigje. Turma e injoroi dhe mori rrugën drejt parkut “Rinia”. Rrugës për në polici, u bashkuan me ne edhe njerëz të tjerë. Kishte dhe nga ata që rrinin indiferentë nëpër trotuare, na shikonin me mosbesim e dyshues. Te parku pamë që na u afrua Qazim Karriqi, të cilit nuk po i zinin këmbët dhe. Ai shkonte lart e poshtë nëpër trotuar dhe dëshironte që e gjithë Kavaja të ishte aty. Por ai nuk donte që të ndodhte ndonjë gjë e keqe, prandaj na tha:
-Çuna, nuk ka gjë! Mund të thoni edhe “Rroftë Ramiz Alia!”. Por shpejt atij sikur i hipi gjaku në kokë dhe thirri me sa zë kishte:
-Turruni, çuna! Përpara!
Grumbulli i madh i njerëzve vazhdoi të marshonte deri përpara godinës së policisë. Atje menjëherë ushtoi zëri me zhurmë e bubullimë: “Lironi vëllezërit tanë!”, “Enver-Hitler!”, “Liri-demokraci!”, “Nexhmia…”, duke sharë keq, me fjalë vulgare. Më pas, me gurë e ç’të na zinin duart, filluam të thyenim xhamat e dy kateve. Ishte çudi edhe me ne gratë! Nuk na mbante vendi! Disa minuta më vonë shpërthyem portën e u futëm dy-tri metra brenda oborrit të policisë. Tata (Kadri Cara), shkoi e hipi në ballkon (apo në verandë?) dhe ngrinte dorën lart si Hitleri. Nga brenda policisë u dëgjua një zë urdhërues që i thoshte dikujt: “Dilni shpejt e prapsoni turmën!” Në ballkon doli dhe i riu Çezar Petja, por pastaj nuk e pamë më. Siç u muarr vesh shpejt, atë e kishin arrestuar. Më 25 mars kishin arrestuar Rexhep Rugejën dhe Selë Carën, njërin djalë të Kadriut. Dhe arrestimet vazhdonin! Në ato çaste vumë re që po vinin Kimete e Gani Rugeja, të cilëve policia u kishte arrestuar dy djemtë njërin më 25 mars dhe tjetrin më 26 mars. Ilirin në stadium dhe Rexhepin të nesërmen, në përpjekje për të kërkuar lirimin e djemve. Një polic me helmetë në kokë hynte e dilte atje brenda i hutuar. Kur pa turmën që u fut në territorin e policisë, ai thirri i trembur:
-Të qëllojmë mbi turmën, shef!
-Jo, jo, se nuk kemi urdhër. Vetëm për vetëmbrojtje,-u dëgjua zëri i shefit të policisë, Sazan Tares.
-Po ata po na hyjnë brenda, shef!-u dëgjua prapë zëri i trembur. Kurse mes nesh vinte Qazim Kariqi, shante e turfullonte e përplaste duart. Pastaj befas ai iu drejtua Nik Gjonit me zë të lartë:
-Uku, turru, uku! Dhe turma e njerëzve u shty edhe më përpara.
-Po ti, Qazim, pse nuk po rri me ne?-u dëgjua një zë.-Hajde të rrish me ne.
-Do të vij, do të vij patjetër, tha Qazimi, por sa të marr me vete edhe ata që bëjnë sehir nëpër trotuare. Dhe vërtet Qazimi erdhi shpejt e thërriste sa kishte fuqi. Si i thyem xhamat e dy kateve në polici, ikëm nga aty dhe shkuam te godina e komitetit të partisë, ku i thyem edhe aty xhamat e prej aty u nisëm për te sheshi i qytetit. Djemtë u kapën për mesi me njëri-tjetrin dhe, ashtu të bashkuar, ia morën këngës patriotike:
Se mjaft në robëri,
O e mjera Shqipëri!
O djem rrëmbeni pushkët,
Ja vdekje-ja liri!
Shkuam e demonstruam te sheshi për disa minuta, pastaj u shpërndamë. Por, me t’u shpërndarë turma, sheshi llamburiti nga dritat, që i kishin fikur djemtë e elektrikut. Më kot shpresuan disa qeveritarë, si Muho Asllani e Moikom Zeqo me shokët e tyre, që të evidentonin njerëzit, por nuk mundën dot. Rrugët dhe sheshet u bënë të heshtura, për të pritur të nesërmen, kur do të vijonin më tej ta përhapnin si stafetë flakën e revoltës banorët demokratë të Kavajës. Sot...ndihem e qetë, por vetëm për një gjë më vjen keq: që asnjë nga gratë, protagoniste në ato ditë, nuk u përmend më vonë e nuk u vlerësua si burrat! Më poshtë po përpiqem të kujtoj disa emra të të rinjve kavajas, që morën pjesë në demonstratën e 26 marsit, por të më falin të tjerët që nuk ua kam shkruar emrin, se nuk i njoha: Qazim Kariqi; vëllezërit Kallasi; Eqerem, Arian e Çim Kazazi; Kadri Cara; Edvin Sageri; Nik, Ylli e Arian Gjoni; Agim e Arben Bala; Ervin Gabo; Kol e Josif Budo e dhjetëra të tjerë. Mes tyre edhe ne gratë e pakta që i përmenda më lart. Në demonstratat e tjera, që qenë të shumta çdo ditë, sidomos në atë të 10 qershorit, pjesëmarrja ishte fantastike, me shumë gra e burra.
Unë e Bardhi kemi marrë pjesë në të gjitha demonstratat në Kavajë e në Tiranë. Dihet që në ekranet e televizorëve Ramiz Alia foli ashpër për atë që ndodhi në Kavajë. T’i shtypim pesë huliganët në Kavajë!-thirri ai me cinizëm e histeri. Ky qeveritar komunist bëri një gabim të vogël: në ato demonstrata antikomuniste nuk merrnin pjesë vetëm 5 huliganë, por 5 lagje të bashkuara, me djem e vajza, që ndienin prej kohësh një urrejtje të madhe kundër sistemit komunist. Ramiz Alia lehte si qen në television: “Ta shtypim Kavajën!” dhe dërgoi këtu tanket, sampistët, forcat speciale me maska, të armatosur, që me egërsinë e tyre e nxinë Kavajën. U shpall ndalim qarkullimi nga ora 6 pasdite deri në orën 7 të mëngjesit. Në sallën e komitetit të partisë sekretari i atëhershëm Agron Tafa urdhëroi e mblodhi urgjentisht pjesën dërrmuese të komunistëve. Ai i porositi ata që të bënin punë të madhe bindëse me popullin, për ta qetësuar situatën në qytet. Por nuk mund të bëhej më asgjë, shumë komunistë në Kavajë i hodhën teserat e kuqe të partisë para syve të eprorëve të tyre dhe ikën pa kthyer kokën prapa. Duke parë që sa vinte populli bëhej më i vendosur, në ushtri u urdhërua gatishmëria numër një dhe u dha ultimatum, të qëllohej pa urdhër për një gjë të vogël, të dyshimtë! Komandanti dhe komisari, në repartin ushtarak, dy djem të mirë nga Vlora plakë, që karrierën e tyre e kishin nisur e bërë në Kavajë, refuzuan të përdornin armët kundër popullit dhe lanë kapelen në tavolinë. Kishte shpërthyer me forcë perla! Kavaja, me gurët e saj, shkëlqente ngado, populli i Kavajës dha një leksion të madh! Kështu ndodhi që nisën aksionin e tyre të hakmarrjes forcat speciale të shumta, të armatosura, duke na u vërsulur si bisha, që të pinin gjakun e Kavajës. E filluan nga Golemi, duke arrestuar të rinjtë që ishin veshur me pantallona xhinse e që kishin lënë flokë të gjatë. Në orët e pasdites ata u futën në qytet dhe e nxinë atë me uniformat e me “bëmat” e tyre. Ia nisën nga lagjja e çobanëve, që të bënin të njëjtën gjë, si në Golem.
Marrë nga libri "Të falësh...Fisi i vjetër kavajas-Cara" i Sofika Cara Priftit, botim i Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë 2014.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.
Pershendetje quhem Rexhep Rrugeja personi qe u ngrit i pari me dy gishta lart dhe therriti i pari Liri -Demokraci ,Enver -Hitler ,Poshte diktatura komuniste etj ne stadiumin Besa te Kavajes me 25 mars 1990.Z Sofika Cara genjen dhe ne shkrimin e saj ajo bie ne kundershtim me veten e saj dhe shkruan pa argumente,pa pasur asnje dokument dhe pa qene e pranishme ne demonstratat e para.Me z Sofika Cara qe ka shkruajtur librin para se te shkruante librin takohej shpesh me mua dhe pinim kafe bashke si dhe me bashkeshortin e saj Bardhin .Sofika filloi te merte pjese ne pervjetorin e demonstrates se pare.Ne biseda une i flisnja per demonstratat e zhvilluara ne Kavaje dhe ajo ishte kureshtare dhe mbante shenime.Deshira ishte e madhe te ishim dhe ne ne ato protesta por ne ishim ne shenjester.Ju lumte per guximin me thoshte Sofika dhe Bardhi.Pas disa viteve kur une kisha botuar plot 4 libra dhe disa nga keto libra ia kisha dhuruar Sofikes ,Sofika me tha qe kam deshire te botoj edhe une nje liber.Botoje i thash.Kur libri i Sofikes doli nga botimi une nuk kam qene i pranishem ne promovimin e librit te saj pasi kusha nje pune. Me pas nuk u interesova te merja nje kopje per ta lexuar pasi mendova qe jane po te njejtat gjera si te librit tim pasi Sofika librin tim e kishte, plus dhe disa shenime i mori te une.Duke shikuar ne rrjetet sociale per ngjarjet e Kavajes ketu ne kete faqe vura re nje shkrim te Sofikes dhe me shtyu kureshtja ta lexonja.Ja disa nga thenjet e pa verteta te Sofikes1)Ne stadium Sofika nuk ka qene .2)Kur permend emra demonstruesish te stadiumit pjesa me e madhe e tyre qe permend Sofika nuk kane qene pjese e demonstrimit. 3) Genjen kur thot qe ne Stadium u arrestua Ilir Rrugeja dhe Safet Beçerri sepse ne stadium u arrestua vetem Ilir Rrugeja dhe Safet Beçerri nuk ka qene pjese e grupit tone ai ka qene i vetem dhe luante duart si dirigjent.I arrestuari tjeter eshte Çezar Petja por ai ndenji te makina e ambulances ku shofer ishte Med Gjuzi .Dhe Çezari u la i lire.Ne pisten e fushes ne futem Artur Beun por polici Imer Xhafa e kapi dhe e nxorri jashte nuk e arrestoi .4)Ajo nuk e din si si rrolli ngjarja e stadiumit dhe flet kodra pas bregu.Rexhep Rrugeja me dy gishtat te ngritura lart leshoi thirrjet i pari Liri -Demokraci ,Enver -Hitler ,Poshte diktatura komuniste,etj qe ne pjesen e pare te ndeshjes i cili u mbeshtet nga shoket e tij .Grushtin e pare sambistit Halit Mabrisi e dha Ilir Rrugeja.Ilir Rrugeja eshte i arrestuari i pare.Arrestimi i dyte eshte Safet Beçerri i cili eshte arrestuar ne dark dhe ne oret e vona eshte percjellur ne degen e Durrsit bashke me Ilir Rrugejen.Pas tre ditesh Safet Beçerri lirohet, Ilir Rrugeja mbahet ne arrest dhe denohet me tre muaj heqje lirije .Rexhep Rrugeja i arrestuari i trete ,Selaudin Cara i arrestuari i katert.Te dy u arrestusn me 26 mars 1990 dhe u percollen po te dy ne oret e vona ne Degen e Durresit.U liruan po te dy pas tre ditesh nga dega e Durrsit nga Kryetari i Gjykates se Kavajes Kristaq Andoni.Rexhep Rrugeja u lirua me kusht dhe merej shpesh ne gjykim te lire nga Kryetari i gjykates se Kavajes Kristaq Andoni ,Gjyqtari Pluton Bilibashi,Sekretari i Partise Agron Tafa e hetues te tjere.Rexhepi arrestohet serisht dhe dy here te tjera .Kur Rexhep Rrugeja po torturohej ne menyren me çnjerezore i lidhur duar e kembe nga Zevendes Ministri i Brendshem Zyftar Ramizi ,shefi i Policise se Kavajes Sazan Tare dhe nje sigurims tjeter me ore te tera ne rajonin e policise se Kavajes degjohen thirrjet e rreth 200-300 te rinjve kavajes:Lironi shoket tane,rrofte Ramiz Alia poshte dinastia e fjale kunder Nexhmije Hoxhes.Demonstruesit thyen xhamat e policise.Guret erdhrn derim te kembet ku po torturohesha une Rexhep Rrugeja.Ne çast ne zyre futet polici Ymer Sheshi i cili i tha Sazan Tares:Shef na mbyten si mijte brenda ,prandaj na jep urdher te qellojme.Sazan Tare i tha :Nuk me dhimbsen keta kelysha kurvash por nuk kam urdher nga lart te qelloj,kam urdher te qelloj vetem per vetmbrojtje.Ate dite nena ime Kimetja ka qene bashke me baben tim per te me sjellur mua buken dhe ajo me tha:Ne proteste shumica ishin femije te moshes 12 -15 vjeç,per gra nuk behet fjal fare.Ndersa Çezar Petja ne rrefimin e tij ne librin Pishtari thot :Kur u futa ne rrajonin e policise erdhen demonstruesit te cilet goditen me gure rajonin e policise etj etj pas disa minutash vjen Sazan Tare .Shef sipas urdherit tend une u paraqita .Largo protestuesit i tha Sazan Tare Çezarit etj ....Tani ku i degjoj Sofika thirrjet e policit Ymer Sheshi brenda te dhoma ku po torturohej Rexhep Rrugeja ?!Se kjo thenje qe me 29 mars te 1990 ka dal nga goja e Rexhep Rrugejes dhe Rexhepi i ka thene keto fjale ne ambjente te ndryshme me njerez ,ne medje te shumta televizive ,ne rrjete socisle ,ne gazeta dhe ne libra .Mos valle polici Ymer Sheshi doli me artopolant dhe tha shef na mbyten si mijte brenda ...?Po Çezarin ku e pa Sofika lart ne ballkon?!Ku Çezari ka qene ne oborr.Po te vazhdoj te shkruaj genjeshtrat e Sofikes nuk kane fund.Rexhep Rrugeja Lagja Nr4 sharre Kavaje.Nr cel 0697673403.