Lindi më 20 janar të vitit 1937, në Kavajë. Duke qenë që i ati ishte arratisur pas mbarimit të luftës, atij dhe vëllezërve iu hoq e drejta të shkolloheshin pas mbarimit të klasës së shtatë.

Më 12 qershor 1967, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës dhe tradhëtisë kundër shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Në gjyq, iu përmend fakti që i ati ishte i arratisur në Australi dhe kishte qenë eksponent i Ballit Kombëtar.

Ka vuajtur dënimin në kampin e Skrofotinës, Vlorë; burgun e Ballshit; burgun e Burrelit.

Gjatë kohës që ishte në burg, arrestojnë dhe dënojnë me 8 vjet heqje lirie, për agjitacion dhe propagandë edhe të vëllanë, Sabriun.

Familjet ua internuan.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 244.
Burimi: Te falesh...Fisi i vjeter kavajas Cara, Sofika Cara Prifti, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.