1980/Vdekje në galerinë e piritit

0
0
blank

Kolë Vath Mani u burgos për agjitacion e propagandë se ishte “kundër vijës politike të partisë e ekonomisë duke bërë krahasime të padrejta”. U dërgua në Spaç, ku u detyrua të punojë në minierë, edhe pse puna e detyruar nuk bënte pjesë në dënimin e të burgosurve. Gjatë punës, duke nxjerrë pirit, humbi jetën në moshën 35-vjeçare për shkak të një aksidenti. Faji iu vu atij sepse “nuk ka mbushur armaturën me mineral deri në tavanin e galerisë”.

Më 13.10.1980 gjatë punës së detyruar në minierën e Repartit nr.303 Spaç, duke nxjerrë pirit humbi jetën në moshën 35-vjeçare i dënuari politik Kolë Vath Mani, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Punohej në minierë në horizontin nr.732. Rreth orës 20.00 të datës në fjalë, një sasi minerali e zë të dënuarin Kolë, duke i shkaktuar vdekjen. Për të kopsitur letrat, faji iu vu të dënuarit, sepse nuk kishte “elementë të krimit”. “Nuk ka mbushur armaturën me mineral deri në tavanin e galerisë”-ishte arsyetimi i gjetur këtë rast.

Kolë Mani ishte nga fshati Plan i Dukagjinit. U arrestua më 8.12.1975. U akuzua në bazë të nenit 73/1 të Kodit Penal (agjitacioni e propaganda). Ky agjitacion vlerësohej se ishte “kundër vijës politike të partisë sonë e ekonomisë duke bërë krahasime të padrejta”, duke pasur edhe dëshirën të arratisej. Gjykata e Rrethit Shkodër, me vendimin nr.44, datë 18.2.1976, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U la në fuqi me vendimin nr.78, datë 5.3.1975 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Aksidenti erdhi kur ai ishte në mesin e vuajtjes së dënimit.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here