Sulmet e komunistëve shqiptarë ndaj “Muajit të Ramazanit” në shtypin ateist

0
704
blank

Sokol Paja- New York

Propaganda ateiste e komunistëve shqiptar në luftën ndaj fesë përfshiu të gjitha mediat e shkruara, radion, televizionin, kinemanë, letërsinë, teatrin, dramën e deri te shfaqjet në koperativat e fshatrave. Gjithçka ishte nën kontroll absolut të partisë-shtet dhe mediat ishin noterë të vendimeve të Komitetit Qëndror të Partisë.

Pasi i zhduken fizikisht klerikët dhe institucionet e fesë, me qëllim ndërtimin e shtetit ateist, komunistët ndërmorën çdo hap për ta futur propagandën antifetare në çdo qelizë të shoqërisë së kohës ku synohej të zhdukej dhe ideologjikisht feja. Për të pasur sa më shumë sukses në luftën ndaj fesë dhe për të bindur praktikantët fetarë dhe mbarë popullin, sistemi diktatorial me anë të propagandës sulmonte vendet e pelegrinazhit të besimtarëve, kishat, xhamitë dhe teqetë. Lufta ndaj fesë, sipas propagandës ateiste të komunistëve, ishte luftë ndaj regjimeve të kaluara, luftë për pastrimin dhe çlirimin e ndërgjegjes së njerëzve, luftë për zhdukjen e besimeve të kota dhe koncepteve prapanike të trashëguara nga e kaluara. Ritet fetare sipas propagandës antifetare, ishin forma që errësonin mendjet e njerëzve, sidomos të punonjësve komunistë dhe organizatave bazë në rrugën e tyre për zhvillim ekonomik e shoqëror të shtetit diktatorial. Komunistët e akuzonin fenë se synonte mbajtjen në kontroll dhe errësimin e botës psikologjike dhe shpirtërore të besimtarëve duke i gënjyer dhe duke i ushqyer me iluzione të kota hyjnore.

Sipas gazetës “Zëri i Rinisë”, të datës 10 shkurt 1962 në shkrimin “Të gjitha thëniet për blankagjërimin bien poshtë”, thuhet se Allahu ua ka përcaktuar fatin njerëzve si për mirë, si për keq, dhe se pa vullnetin e tij s’mund të bëhet asgjë dhe nga ana tjetër thuhet se pas vdekjes Allahu dënon ata që kanë vepruar keq dhe autori pyet si mundet që Allahu të dënojë atë për të cilin vetë ka parashtruar fatin e tij? Në kuadër të revolucionit kulturor dhe ndryshimeve rrënjësore, që sistemi totalitar po kryente në shoqëri, ritet fetare sipas komunistëve duheshin ndaluar se gjoja mbanin në robëri e skllavëri të masave të popullit revolucionar.

Muajin e Ramazanit, muajin e sakrificës në besimin Islam, komunistët e akuzonin se “Ramazani” i kishte ndihmuar klasat sunduese që njerëzit t’i mbanin të nënshtruar dhe në skllavëri. Komunistët në shtyp e quanin muajin e Ramazanit si një praktikë hipokrite pasi besohet se një mijë e një të këqijat e bëra gjatë vitit, t’i fal Perëndia nëse agjëron, atëherë shkrimi ateist i kohës pyet po meqë është kështu pse u dashka të agjërojnë edhe ata që s’kanë bërë keq? Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, sipas propagandistëve ateistë ishte një praktikë e dëmshme dhe duhej zhdukur pasi dëmtonte shëndetin e njerëzve, krijonte dobësi të madhe deri në çrregullime në stomak dhe në shumë raste edhe ulçër. Mbajtja e Ramazanit, sipas komunistëve shkatërronte ekonominë familjare, ekonominë kooperativiste dhe vetë shtetin komunist pasi një njeri i pangrenë e i papirë, nuk është në gjendje që të punonte dhe ndërtonte shtetin komunist./kujto.al

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here