Revolta në Zhapokikë, kryengritja antikomuniste që tronditi sistemin monist

0
560
blank
Fakte, dëshmi dhe dokumente historike që hedhin dritë mbi një ngjarje të lavdishme lirie që u mbyll tragjikisht prej komunistëve me një hakmarrje të pa imagjinueshme mbi popullsinë e pafajshme. Intervistë me studiuesin Xhezo Cana autor i “Revolta në Zhapokikë, 1948” e botuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Në një rrëfim për “Dielli”-n e “Vatrës” New York, dhënë gazetarit Sokol Paja, studiuesi  Cana në studimin e tij skanon imtësisht Revoltën në Zhapokikë ky synimi ishte të çlirohej Shqipëria prej regjimit komunist dhe formimi i një Qeveri Nacionale. “Zhapokika” ishte një revoltë që arriti në përplasje me armë në dorë të popullsisë së zonës me forcat e policisë dhe të ndjekjes. Qëllimi ishte për të kundërshtuar reformat e regjimit të ri që kishte ardhur, por edhe një revoltë antikomuniste. Pas kësaj përplasje numri i viktimave që pësuan burgje dhe përndjekje është mbi 100 vetë. Numri i viteve të burgjeve dhe të internimit është vështirë të llogariten. Ata u futën në burg dhe u ridënuan dhe internuan disa herë deri në vitet 1990.
NISJA E REVOLTËS NË ZHAPOKIKË
Në fillim të vitit 1947 në Gjirokastër po gjykoheshin grupet kundërshtare të regjimit komunist, kryesisht të nacionalistëve të Tepelenës. Fjalët përhapeshin kudo, për arrestimet që ndodhnin jo vetëm ne rrethin e Tepelenës. Xhemal Brahimi, një djalë 25-vjeçar nga Zhapokika, bën takime me shumë të pakënaqur nga regjimi. Shkon te Sulo Zaimi, ish-major dhe njeri me eksperiencë. Në fshatin e tij dhe në ato përreth ai ka krijuar grupe të besuarish që mund ta ndjekin. Për të realizuar ngritjen me armë kundër regjimit ai bëri në fshehtësi disa mbledhje. Mbledhja e parë u bë te Ledhi i Madh. Morën pjesë pothuaj gjithë ata fshatarë të Zhapokikës që më pas rrëmbyen armët. Burrat dhanë fjalën për të kundërshtuar qeverinë e re. Takimet e para ishin për të parë mbështetjen që kishin në popull. Kudo ankoheshin për taksat e larta që vuri qeveria komuniste dhe reforma që po ndërmerrte. Mehmet Kalemaj, me orgjinë nga Çorrushi e banues në Zhapokikë, deklaroi se “u lajmërova për Revolta në Zhapokikë, 1948 25 mbledhje në Zhapokikë, mua më lajmëroi Safet Kamberi”. Në takim ishin, midis të tjerësh, Xhemal Brahimi, Sulo Kaso, Shaqo Limja, e Mete Shahini nga Luftinja, Mehmet Yzeiri, Safet Yzeiri, Azis Nurja, Jashar Feimi dhe Xhemal Rizai nga Zhapokika. Mbledhja drejtohej nga Xhemal Brahimi, i cili deklaroi: “Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga regjimi komunist dhe do të ngremë një Qeveri Nacionale.” Sipas Mehmet Kalemaj, Xhemal Brahimi thoshte se “kemi me vete Abas Ermenin që ka ardhur në Shqipëri, Ali Nivicën, kemi shumë persona në qeveri si Sejfulla Malshovën, Koci Xoxën. Kemi lidhje me qytetet të tjera të vendit, kemi mbështetjen e ushtrisë. ” Barjam Kamberi thoshte se në Tepelenë kemi mbështetjen e Shefqet Sadullait nga Damsi, por edhe në fshatra të tjera kemi përfaqësuesit tanë. Kishin mbështetës nga fshati Dukaj, Salari, por dhe nga zona Lopësit. Gjatë bisedave të ndryshme ishte shtruar dhe opsioni i arratisjes, pasi regjimi komunist kishte dhënë provat e përdorimit të dhunës, por ishte kundërshtuar nga shumica, duke arsyetuar se kishin familje dhe fëmijë dhe nuk mund t’i braktisnin. Arratisja me gjithë familjet ishte e vështirë. Në takime tregohej kujdes për të përhapur pakënaqësitë dhe për të shtuar radhët. Drejtuesit e rebelimit, Barjam Kamberi dhe Xhemal Brahimi paraqesin si mbështetës ish-majorin Sulo Zaimi, njeri me eksperiencë, nga Allkomemaj. Sulo Zaimi kishte njohje me Islam Radovickën, kur kishte qenë në shërbim në kohën e Zogut, por edhe gjatë kohës së luftës. 26 Xhezo Cana Sulo Zaimi bëri një takim në Allkomemaj me Xhemal Brahimin, Islam Shaqirin, Xhevit Qerimin, Abaz Hekalin, përfaqësues të Mallakastrës, Beratit dhe Tepelenës, ku u dha udhëzime për krijimin e çetave për t’u përgatitur për rrëzimin përfundimtar të qeverisë. Lidhjet midise qendrave në Berat, Zhapokikë, dhe Mallakastër, por edhe Tiranë, mbaheshin nëpërmjet Zaim Mehmetit dhe Nazif Xhaferit, Demir Kasos dhe Skender Beqirit. Sipas dosjes hetimore, rezulton se me Demir Kason, Xhemal Brahimin etj, kanë bërë takime në arën e Nazif Xhaferit nga Zhapokika, në Gllavë, në Velabisht, në Luftinjë, në Levan-Cirua, në Allkomemaj dhe Tepelenë. Kanë organizuar grupe dhe nëngrupe me detyra të përcaktuara. Në këtë organizim të rezistencës kanë me vete edhe Demo Kason (Demir Allkushi), nga Gllava. Ky ishte një oficer në lirim. Grupi i tij u kap thuajse në të njëjtin kohë dhe u ndëshkua me burg. Mendojnë se në Mallakastër, në krahinën e Lopsit dhe në zonën e nahijes së Beratit kanë përkrahës me armë në dorë. Nga diskutimet që bëheshin mbrëmjeve, pas punëve në lagje apo fshatra, u vendos që çeta të quhej “Çeta e Baba Shefqeti”, i cili sapo ishte pushkatuar, më 14 janar 1948 së bashku me Zenel Shehun, Syrja Vasjarin dhe Atë Gjergj Sulin. Sulo Kaso dhe Mehmet Yzeiri shkonin në arë dhe takonin njërzit që punonin, ju paraqisnin gjendjen dhe i ftonin të merrnin pjesë në mbrëmje në vende të caktuara. Nuredin Xhaferi nga Zhapokika, në dosjen gjyqësore, deklaron: “Pasi u mblodhëm në Luftinjë, Revolta në Zhapokikë, 1948 27 të nesërmen shkuam në Zhapokikë. Kënduam një këngë të Baba Shefqetit dhe pastaj shkuam në pyllin Kaçke dhe atje qëndruam një natë. Na solli bukë Jashar Qerimi dhe Musa Qazimi nga Zhapokika. Pastaj shkojmë në Luftinjës. Çeta punon për shtimin e radhëve. Bëhet një mbledhje në Luftinjë. Pastaj shkojmë ne Kamçisht dhe punojme për shtimin e radhëve. U bë një mbledhje ku erdhën edhe Ali Sulua, Gani Gojdheli, Selfo Jaupi, Qamil Asllani. Foli Barjam Kamberi, Xhemal Brahimi. Vullnetrarët që erdhën në këtë takim në Kamcisht ishin të shumtë. Ditën tjetër tagrambledhësi lajmëroi policinë. Në takim vinin dhe disa të rinj për të marr pjesë në çetë, por nuk i pranuan, pasi nuk kishin dhe armë. Ju dha se do ti pranonin herë tjetër. Policët e lokalitetit Shefqet Didaj dhe Seit Caushi bashkohen me çetën e krijuar, sekretari i lokalitetit mban lidhje për t’u bashkuar më vonë. U krijua një frymë ku njerëzit thuajse flisnin hapur. Por fjala kishte shkuar në Tepelenë. Policia vjen te shtëpia e Xhemal Brahimit dhe gjen vëllain, Xhemilin që kishte ardhur me leje nga ushtria (i kishte vdekur gruaja dy muaj më parë dhe kishte dy fëmijë). Kërkonin Xhemal Brahimin, por atë as vëllai nuk e kishte takuar, pasi ai ishte në lëvizje. Ishte fundi i shtatorit të vitit 1948. Mbledhja e zgjeruar u mbajt në vendin e quajtur Mëlovë. Xhemal Brahimi bëri thirrje të bëheshin ushtarë në luftën për demokraci. Ky kishte bërë disa takime në gjithë ata që e mbështesnin në rrethet fqinjë me Tepelenën, deri dhe në Tiranë. Kishte korrierë që mban lidhjet me këto pika.
DREJTUESIT E REVOLTËS SË ZHAPOKIKËS
Pasi u evidentuan mbështetësit në të gjithë fshatrat u vendos që çeta të zgjidhte drejtuesit e saj. Kjo u bë në një takim në Zhapokikë më 28 shtator 1948. U zgjodhën drejtuesit e kësaj revolte. Komandant, si më i moshuar dhe me eksperiencë, u caktua Bajram Kamber Ahmataj, 59 vjeç. Sekretar politik, Xhemal Brahimi. Mehmet Yzeiri, nënkomandant, Sulo Kaso dhe Sefer Yzeiri, anëtarë të shtabit. U bë betimi tradicional me nga 10 lekë të shkuara midis dy buzëve, të cilat më pas bëhen qiri për faltore. Formula: “Po tradhtova, më pret plumbi kokës”. Çeta do të kishte hymin e saj, me vargjet për malin e Tomorrit, i cili simbolizon qendrën atdhetarë bektashiane. Sipas shumë gjasave është e shkruar nga Baba Shefqeti, babai i Teqesë së Koshtanit, i cili ishte një nacionalist dhe antikomunist i deklaruar dhe që u pushkatua nga regjimi komunist. “Ejani o popull, mblidhuni me ne. O baba Tomori lësho një rrufe. Armët ne i kemi fshehur nën dhe. Do të bëjmë luftë flakë e batare si luftoi me pallë trimi Skënderbe.” Krerët e çetës shkuan në lagjen Keçërisht të Zhapokikës, aty u hapën dyert. I pritën si shpëtimtarë. U dhanë ushqim e strehë. Xhemali mbajti një mbledhje tjetër në lagjen Mukaj të Luftinjës. Mbledhja zgjati tri orë. Në mëngjes iu bashkuan të tjerë burra me armë. Revolta në Zhapokikë, 1948 29 Qëllimi i takimit ishte regjistrimi i vullnetarëve për të qenë gati me armë në dorë, që kur të vinte nevoja të ngriheshin për të përmbysur regjimin. Për këtë, pas tre ditësh u la takimi tjetër në lagjen Keçërisht të Zhapokikës. Në këtë mbledhje, përveç atyre ne që kishin qenë në mbledhjen e Zhapokikës, morën pjesë: Musa Sherifi, Haxhi Shahini, Elmaz Mehmeti, Teme Mehmeti, Dervish Maliqi. Të nesërmen Xhemal Brahimi me Muharrem Shabanin nga Zhapokika shkuan në fshatra të tjerë, ku kishin lidhje. Kështu u la detyra dhe për të tjerë. Mbledhja te Lëmi i Madh në Melovë, midis fshatrave Zhapokikë e Luftinjë, u bë rreth orës 10 paradite, më 27 shtator 1948, me 27 pjesëmarrës. Nga fshati Zhapokikë: Bajram Kamber Ahmetaj, Begë Veis Rodha, Nuredin Xhafer Rodha, Xhell Riza Cenokaci, Hajri Zilfo Mahmuti, Teme Mehmet Paja, Seit Caush Lamka, Sefer Yzeir Sela, Mehmet Yzeir Sela, Haredin Alush Sela, Safet Kamber Ahmeti. Nga fshati Luftinjë ishin: Xhemal Brahim Asllani, Xhemil Hysen Aslani (Liçi), Shaqo Lime Muçodemaj, Salo Kaso Dida, Maliq Dervish Dida, Mete Kaso Dida Shefqet Taip Dida. Nga fshati Kamçisht ishin: Gani Kojdhel Muçobega, Xhemal Selfo Muçobega, Halil Sulo Çela, Selfo Xhemal Memlika, Riza Daut Cenokaci. Gjithashtu morën pjesë dhe Sulo Zaim Malaj nga Allkomemaj dhe Muharrem Bektash Llanaj nga Levani Çeta do të kishte grupin e dorezës për të marr veprime e atentateve kundër kundërshtareve e sidomos atyre ekstremist komunistë që mbështetnin Qeverinë Komuniste. Sipas dëshmisë së Beg Rrodhes anëtar të këtij grupi ishin: Sefer Yzeiri, Barjam Kamberi, Safet Kamberi dhe Shaqo Limja. Sipas dëshmive të arrestuarve, por që jo gjithmonë janë të besueshme, pasi dëshmitë janë dhënë në kushtet e torturave, drejtuesit e çetës kishin vendosur të vrisnin drejtuesit e rrethit Tepelene si Rebani Shehun, Karaman Mehmetin dhe Myslim Dëron, i pari përgjegjës i rrethit dhe i dyti sekretar i lokalitetit Luftinjë.
LIDHJET E REVOLTËS ME FAKTORË TË TJERË
Sipas deponimeve nga hetimet e më vonshme rezulton se drejtuesit e çetës kishin lidhje edhe me faktorë të tjerë brenda dhe jashtë Tepelenës. Brenda Tepelenas shumica ishin njerëz që kishin lidhe miqësore me njëri-tjetrin. Kështu, sipas dëshmisë së më vonshme gjatë proçesit gjyqësor, rezulton se mbahej lidhje me Shefqet Sadullan dhe Tefik Lumanin nga Damsi, Demo Aliu dhe Jaho Sinani nga Dukaj, me katundet Salari, Dhemblan e Sinanaj. Hasan Yzeiri, Sulo Sadiu dhe Muharrem Bekteshi nga Levani ishin punëtorë në Selenicë dhe punonin për të shtuar radhët atje. Dino Dervishi nga Gjerbasi kishte lidhje me Kamçishtin, me Ali Sulon. Muharrem Shabani nga Zhapokika mbante lidhje me Llane Ahmetin nga Gllava. Caush Ago nga Koshtani, mbante lidhje me çetën. Hysen Zequa nga Klosi kishte lidhje me Revolta në Zhapokikë, 1948 Sulo Zaimin dhe me Xhafer Yzeirin. Sipas dëshmisë së Mehmet Kalemaj, Xhemal Brahimi thoshte “se do të shkoj në Lushnjë të takoj Ramadan bej Dervishi, që të lidhem me ta.” Xhafer Shabani nga Frashëri lidhej ndërmjet Mehmet Yzeirit. Si ndërlidhës me Beratin ishin Llane Ahmeti nga Gllava dhe Skënder Plashniku që kishte mik Sulo Kason; Muharrem Shabani nga Zhapokika lidhej me Jonuzin (Luftinja), që ndodhej në Tiranë. Shefik Allkushi, nga Gllava, në dëshminë e tij thotë se ne një takim në shtëpinë e Demir Kasos ishte dhe Hajri Zilfo nga Zhapokika (kunati i tij). U diskutua për krijimin e çetave, pasi do vinte koha e përplasjeve. Nga dëshmitë hetimore të Gani Dashos nga Kalivaçi rezulton se ai kishte njohje dhe kishte strehuar në vitin 1948 Caush Nesiun, Xhemal Brahimin dhe Barjam Kamberin 5 ditë te vendi i quajtur Bishti i Mëhallës. Këto lidhje janë nxjerrë nga dosjet hetimore dhe nuk janë faktuar që të gjitha të jenë të vërteta. Kjo pasi, siç e kemi thënë, dëshmitë hetimore janë marrë në kushtet e torturave dhe shpesh për të përftuar të burgosurit u detyruan që t’ia hidhnin fajin njëritjetrit, ose edhe njerëzve që nuk kishin fare lidhje me këtë rezistencë. Mbështetjen më të madhe ata e kishin te popullsia e këtyre fshatrave të cilët gjithmonë ishin baza e furnizimit të tyre jo vetëm me ushqime, por edhe me armatime. Kështu mund të përmendim familjet e Elmas Pajes, Xhafer Muçodema, Ramo Sinani, Mete Saliu, Rexhep Kamberi, Mehmet Hamzai etj.
PËRPLASJA PËRFUNDIMTARE NË FSHATI PLASHNIK E NË LAJTHIZË TË GLLAVËS
Nga data 1 tetor deri datën 8 tetor 1948 kishte kaluar mbi një javë nga udhëtimi i çetës, nga Luftinja në Kamçisht, Levan, Allkomemaj. Ishin arrestuar 5-6 veta, kishte pasur përplasje me forcat e ndjekjes. Pasi kaluan malin e Rabijes, u nisën drejt fshatit Zhapokikë të Beratit e mandej në fshatin Plashnik afër Gllavës. Forcat e ndjekjes të ardhura nga Berati, por edhe nga Tepelena, kishin rrethuar vendin. Në Shkozë të Gllavës panë se ishin të rrethuar nga forcat e ndjekjes. Është data 8 tetor 1948. Shaqo Muçodemaj, Sefer Yzeiri, Mehmet Yzeiri, Salo Kaso, Xhemal Brahimi (të betuarit) luftuan deri sa i hodhën gjithë bombat dhe i zbrazin gjithë fishekët që kishin me vete. Sipas deponimit të Xhemil Asllanit, vëllait të Xhemalit, thuhet: “Gjatë kohës që ishim të rrethuar Xhemal Brahimi dhe Sulo Kasua shkuan në katundin Plashnik te kunati i Sulo Kasos për të gjetur mbështetje, por atë nuk e gjetën aty dhe u kthyen serish”. Forcat e ushtrisë dhe policisë kontrollonin gjithë territorin. Në përplasje, Mehmet Yzeiri dhe Salo Kaso mbetën të vrarë nga forcat e ndjekjes. Nga forcat e ndjekjes, sipas dëshmisë në procesin gjyqësor, dy policë mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Numri i forcave të ndjekjes ishte i madh. Forcat e çetës po shteronin. Armatimi i saj ishte modest dhe jo i mjaftueshëm për të rezistuar. Kishin mbi një javë përpjekje. Prisnin forca që t’u vinin në ndihëm, Revolta në Zhapokikë, 1948 43 por nuk dukeshin gjëkundi. Në datën 8 tetor 1948, u arrestuan Hajri Zilfo Mehmeti, Beg Veizi Rrodhja, ndërsa ditën tjetër u arrestuan Gani Kodheli, Haredin Alush Sela, Mehmet Shahin Muçodema, Nuredin Xhafer Rrodhja, Mehmet Kaso etj. Çeta u shpartallua. Disa u fshehën, deri sa u kapën. Të tjerë shkuan në shtëpitë e tyre ku i prisnin forcat e ndjekjes. Disa u vetëdorëzuan. Shaqo Limja e Sefer Yzeiri iu fshehën policisë për disa muaj. Komandant Bajram Kamber Ahmataj, ish-xhandari 60-vjeçar, e zgjati arratinë nëpër stane e pyje deri në janar 1949. U kap i fundit, u kap në befasi në fshatin Malëshovë të Përmetit. Në datën 10 tetor 1948, forcat e ndjekjes arrestuan Xhemil Asllanin, vëllain e Xhemal Asllanit (Brahimit).
RRETHANAT POLITIKE DHE EKONOMIKE NË TË CILËN LINDI REVOLTA E ZHAPOKIKES
Pas fitores së komunizmit një pjesë e mirë e nacionalisteve u detyruan të emigronin në vende të ndryshme. Po një pjesë e konsiderueshme, e cila kishte familjen dhe e kishin të pamundur të iknin, ndenjën me një shpresë të pakët se gjërat mund të rregulloheshin më pas. Reforma qe u ndërmorën menjëherë pas çlirimit preken një numër te madh njerëzish edhe ata që deri atëherë kishin qenë përkrahës të luftës. Populli i thjeshtë, pavarësisht propagandës komuniste, nuk ishte shumë i lidhur me ideologjinë, por më shumë me ekonominë dhe hallet e veta. Lufta i kishte lodhur njerëzit. Zona e Tepelenës, sidomos fshatrat e Krahinës së Buzit, Luftinjës, Zhapokikës, ku zhvillohen ngjarjet e këtij rebelimi, kishin qenë dhe fronti i luftës italo-greke e viteve 1940-41, e cila kishte sjell shumë pasoja. Në këtë luftë kishte shumë viktima, shtëpi të shkatërruara dhe populli vuajti pasojat e luftës, duke u shpërngulur në vende të tjera. Vetëm krerët nacionalistë kishin njohuri mbi pasojat e komunizmit, prandaj ata të shqetësuar propagandonin herë 14 Xhezo Cana hapur dhe herë fshehur për këto pasoja që e prisnin popullin nga regjimi komunist. Në ditarin i vitit 1943 të Asaf Dragotit, ish eksponent i Partisë Komuniste, mësojmë se Syrja Vasjarin, nacionalist, i kishte deklaruar: “Bashkëpunimi me ju [Partin Komuniste], është i mirëpritur në qoftë se ju hiqni yllin e bolshevizmit dhe luftojmë vetëm për atdhe”. Duke parë dosjet gjyqësore të nacionalistëve Syrja Vasjari, At Gjergj Sulit, Baba Shefqeti, si dhe të komisarit batalionit “Baba Abaz”, Zenel Shehut, të vitit 1947, kur u arrestuan, krijon një mendim real për zhvillimin politik të kohës. Këta patriotë antifashistë, që kishin kontribuar për çlirimin e vendit, shikonin se ngjarjet po rrëshqisnin me një shpejtësi të papritur. Këta patriotë, shumica nacionalistë, u mblodhën ne takime te veçanta, herë në Gjirokastër dhe herë në Tepelenë, herë në Teqenë e Koshtanit, te baba Shefqeti, apo ne shtëpinë e ndonjërit dhe diskutonin për pasojat që po sillte komunizmi. Këto pakënaqësi filluan të organizoheshin sidomos pas zgjedhjeve të para (dhjetor 1945), ku Partia Komuniste ngeli forcë e vetme në drejtimin e vendit; kjo për shkak të goditjeve që iu bënë kundër kundërshtareve politikë gjatë vitit 1945. Sipas deponimeve në dëshmitë gjyqësore pretendohet se “u bë rithemelimi i Ballit Kombëtar”, ku qendra e tij ishte Tirana, ndërsa kishte degë në shumë rrethe të vendit. Po sipas këtyre deponimeve në dosjet gjyqësore rezulton se koordinatori i Ballit Kombëtar të Gjirokastrës ishte Baba Ali Tomorri, nga Shalësi i Revolta në Zhapokikë, 1948 15 Tepelenës, i cili më vonë u pushkatua së bashku me nacionalist të tjerë. Këto dëshmi mbi rithemelimin e Ballit Kombëtar nuk janë vërtetuar dhe mund të mos jenë të vërteta, pasi deponimet gjyqësore bëheshin nën tortura të jashtëzakonshme. Një gjë është e vërtetë, shumë nga nacionalistët u organizuan në takime dhe flisnin kundër pushtetit komunist. Lidhja e këtyre elementëve me Ballin Kombëtar ishte për faktin se komunizmi kishte bërë një propagandë në bllok kundër tyre, për ta demaskuar në popull si organizatë tradhtare. Në këtë mënyrë dënimi i këtyre elementëve të rezistencës se “gjoja krijuan Ballin Kombëtar” kishte si qëllim të justifikonin në popull këto dënime. E vërteta është se ata ishin kundër sistemit komunist dhe këtë e kishin shprehur në biseda dhe në takime të ndryshme që bënin me njëri-tjetrin. Kishte dhe një rezistencë, që herë ishte e organizuar dhe herë spontane. Vetë Zenel Shehu dëshmon për këtë arsye në gjyqe. Pas reformës agrare dhe pakënaqësisë që u formua, Zenel Shehu mbështeti organizimin e kësaj rezistence. Rezistencë ndaj komunizmit kishte edhe në Përmet, Delvinë, dhe në fshatrat kryesore të Tepelenës. Sipas Sotir Haxhiut, lindur dhe banues ne Sheper, Gjirokastër, vjeç 47, i arrestuar, rezistenca në Gjirokastër drejtohej nga Baba Ali Tomorri; në Tepelenë Zenel Shehu, kryetar, Syrja Vasjari, sekretar, Baba Shqfqeti, etj. ; në Tiranë vepronte Islam Radovicka. Ai mbante lidhje me Sulo Zaimin, Barjam Kamberin dhe shumë të njohur të tjerë të Jugut. Po kush ishte Islam Radovicka, me të cilin mbanin lidhje anëtarët e rinj të rezistencës? Ai ishte komandanti ushtarak që drejtoi forcat komuniste në Zonën e Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, një ndarje administrative e krijuar nga komunistët. Ai ishte nga fshati Radovickë i rrethit Përmetit, i cili kishte kryer disa shkolla ushtarake dhe kishte shërbyer ne disa zona si Shkodër, Tiranë etj. Në vitin 1943, si shumë të tjerë, u vu në shërbim të luftës partizane dhe e caktuan komandant te Zonës parë Operative VlorëGjirokastër. Pas lufte, i pakënaqur nga reformat që po merrte komunizmi si dhe shtrëngimi që po i bënin sidomos fshatarësisë, ai u lidh me elementë kundër vendosjes së regjimit komunist. Ai u zgjodh deputet në Revolta në Zhapokikë, 1948 17 zonën e Përmetit në zgjedhjet e vitit 1945. Arrestohet me 7 shkurt 1948, së bashku me grupin e deputetëve si Shefqtr Bej, Faik Shehu, Enver Sazani, Sheh Karbunara, Kol Kuqali, Kost Boshnjaku, Selaudin Tota, Abdyl Kokoshi etj, dhe dënohet me pushkatim; numri i të dënuarve, me gjithë bashkëpunëtorët, arriti në 40 vetë. Këta deputetë kishin filluar të organizoheshin kundër “pushtetit popullor”, prandaj duhej të goditeshin, pasi shikoheshin si kundërshtarë politikë./kujto.al
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here