Shteti shqiptar duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndihmojë familjarët që të gjejnë të afërmit e tyre të zhdukur nga regjimi Komunist. Kështu u shpreh Dr.Lukasz Kaminski, President i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane (PEMC), pas shfaqjes së dokumentarit “Varret pa emër” në Shkodër.
Ky dokumentar i realizuar nga Fondacioni Kujto sjell dëshmi dhe dokumente se si regjimi i Enver Hoxhës i vrau dhe i zhduku mijëra kundërshtarë politikë.
Intervista e Dr.Kaminski për gazetarin Simon Shkreli në Shkodër:
-Cili është opinioni juaj nisur nga eksperienca 30 vjeçare këtu në Shqipëri në lidhje me qëndrimin e shtetit shqiptar dhe qeverive të njëpasnjëshme, të cilat nuk kanë bërë asgjë mbi humbjen e njerëzve të vrarë gjatë sistemit komunist?
Unë mendoj se është detyrim i shtetit për të ndërrmarë sot përgjegjësi dhe të ndihmojë familjarët të gjejnë të dashurit e tyre ashtu siç doli dhe nga ky takim, duke qënë se ishte vet shteti që i vrau këta njerëz. Pra është detyra e institucionit shtetëror duke bërë gjithçka për të ndryshuar situatën. Siç është dhe shembulli polak ku tregon se 10- vjet më parë ishte vet shteti ai që krijoi mundësi. Dhe sigurisht në fillim shumë njerëz menduan se ishte tepër vonë dhe me të drejtë pasi kjo nismë vinte mbas 20- viteve të rënies së komunizmit. Vendet e ekzekutimit ishin të panjohura, në vitet ’90 disa familje kishin bërë kërkime individuale pa pasur akses të detajuar. Por përgjatë këtyre 10-viteve të fundit, ne vërtetuam se është e mundur. Sigurisht kërkon shumë përpjekje nga shumë institucione e megjithatë ndihma na vjen në shumë mënyra si; hapsira fotografike, eksperienca nga shkenca të ndryshme përfshirë gjenetikën, të cilat bëjnë të mundur jo vetëm të gjesh hapësirën por gjithashtu në rastet kur kemi varre masive bëjnë të mundur të identifikojnë çdo individ të varrosur.
-Atëherë ju po thoni se është detyra e qeverisë?
Po! Fillimisht është detyrë e qeverisë, por kuptohet nëse qeveria nuk bën asgjë, atëherë është obligim i përbashkët. Shoqëria civile duhet të veprojë./kujto.al
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.