Një proces i panjohur për kryengritjen e Postribës

0
158
blank

Shumica e proceseve të lidhura me ngjarjen e kryengritjes së Postribës më 9 shtator 1946, mbetën të panjohura. I njohur është vetëm procesi i parë. Kjo, ngaqë ato u copëzuan në shumë procese të veçanta. Një grup prej 8 personash u gjykuan në Shkodër për pjesëmarrje në këtë kryengritje. Sipas aktakuzës nr.561, datë 19.12.1947 të Prokurorisë Ushtarake, të pandehurit akuzoheshin se ishin “armiq të popullit dhe të pushtetit” dhe se kishin punuar për rrëzimin e pushtetit popullor, duke qenë në lidhje me “agjentët e spiunazhit amerikan Xhelal e Abdyl Hardolli”. Për Qamil Fakjen thuhej se kish qenë i arratisur, por ishte kapur gjatë një rrethimi me armë në dorë. Të gjithë të pandehurit, sipas akuzës, kishin bërë mbledhje e përgatitje për kryengritjen e 9 shtatorit 1946 për të sulmuar Shkodrën, por lajmi nuk u erdhi në kohën e duhur.

U akuzuan në bazë të neneve 2, 3 (1, 2, 7, 14), 7, 8 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946.

blank

Gjykata Ushtarake Shkodër, e drejtuar nga kapiten I Misto Bllaci, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten Namik Qemali, me vendimin nr.504, datë 22.12.1947, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi:

1-Muharrem Sait Beqja, lindur në vitin 1917 në Oblikë, shtresë e mesme fshatare, arrestuar më 16.10.1946; me privim lirie përjetë, punë të detyruar dhe humbjen përgjithmonë të të drejtave politike e civile.

2-Qamil Meho Fakja, lindur në vitin 1922 në Zues, arrestuar më 27.10.1946; me 20 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen 5 vjet të të drejtave politike e civile.

3-Mustafa Shaban Vela, lindur në vitin 1883 në Zues, arrestuar më 12.10.1946; me 10 vjet privim lirie, punë të detyruar dhe humbjen 5 vjet të të drejtave politike e civile. Por duke iu bashkuar edhe një dënim tjetër, u dënua me 20 vjet privim lirie.

4-Qazim Zejnun Hardolli, lindur në vitin 1914 në Zues, arrestuar më 21.10.1946; kushëri i vëllezërve Abdyl dhe Xhelal Hardolli, me 5 vjet privim lirie dhe punë të detyruar.

5-Kapllan Halil Hajdari, lindur në vitin 1893 në Oblikë, arrestuar më 26.8.1947; me 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar.

6-Kadri Met Mustafa, lindur në vitin 1920 në Oblikë të Sipërme, arrestuar më 23.10.1946; kishte një vëlla të ekzekutuar, Caf Metin, me 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar.

7-Ramazan Ahmet Ibrahimi, lindur në vitin 1920 në Krajë, shtetas jugosllav, arrestuar më 8.3.1947; me 3 vjet privim lirie dhe punë të detyruar.

8-Rasim Cuf Mustafa, lindur në vitin 1883 në Muriq, arrestuar më 9.10.1946; me 2 vjet privim lirie me kusht.

Të dënuarve iu konfiskohej pasuria dhe ngarkoheshin shpenzimet gjyqësore me 54 lekë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here