Kjo letër tregon se qysh në fillime, diktatura ishte aq e ashpër sa nëna nuk guxon të shkruaj për vuajtjet e birit të saj, por argumenton se kërkon lirimin e tij pasi ajo ndjehej e turpëruar pse djali ishte shpallur ”Armik i popullit”.
Vasil Loni kishte qenë një ndër partizanët që kishte luftuar, por kontributi i tij ishte harruar dhe për arsye që nuk dihen regjimi e kishte dënuar me internim në kampin e Tepelenës. Në gusht të vitit 1944 Vasil Loni kishte qenë partizan në Brigadën e 20 sulmuese.
Në shkurt të vitit 1952, nëna e tij kishte vendosur t'i shkruante diktatorit Enver Hoxha për t'i kërkuar që djali i saj të lirohej pasi nuk kishte qenë fajtor dhe se kishte luftuar për liri. Në letër vihet re se gruaja e moshuar përdor si argument që djali i saj nuk ishte si ata që quheshin “Armiq të popullit” dhe se vinte nga një shtresë e varfër. Për këtë arsye ajo kërkonte lirimin e tij. Ajo sqaron gjithashtu se këtë kërkesë e bënte e nxitur edhe nga situata në të cilën ndodhej dhe se ndjehej e turpëruar pasi djali i saj quhej “armik i popullit”. Kjo letër tregon se qysh në fillime, diktatura ishte aq e ashpër sa nëna nuk guxon të shkruaj për vuajtjet për birin e saj, por argumenton se kërkon lirimin e tij pasi ajo ndjehej e turpëruar pse djali ishte shpallur ”Armik i popullit”. Letra është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi.
Letra
Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha
E nënshkruara Mangalina Loni T., banuese në Korçë..., kam nderin t’ju lutem sa vijon:
Që në muajin gusht të vitit 1949, biri im Vasil Loni T. është arrestuar dhe sot ndodhet i izoluar në Kampin e Tepelenës. Unë nuk di shkaqet e arrestimit të tij, vetëm se habitem se të jetë fajtor një person si biri im, i cili rrjedh nga një shtresë shumë e varfër dhe përveç kësaj gjatë luftës nacionalçlirimtare ka qenë një aktivist i mirë, ka bërë pjesë në organizata antifashiste dhe ka qenë në njësit në qytet. Në gusht 1944 ka qenë partizan dhe ka bërë pjesë në Brigadën e 20 sulmuese. Kohët e fundit kam parë se janë liruar nga kampet e izolimit elementë borgjezë me një të kaluar të zezë antipopullore si janë paraziti Jani Avramushi, etj dhe biri im po mbahet akoma. Unë nuk di shkaqet e mbajtjes së tij në këtë kamp, por më vjen turp nga bota që biri im të konsiderohet si armik dhe në rast se faji i tij është i tillë sa të qëndrojë akoma në këtë kamp, unë e pranoj, por vetëm do të dëshiroja që të merret edhe njëherë në shqyrtim çështja e tij nga organet kompetente. Nuk di nëse e kaluara e tij lehtësohet me këtë dënim. Ju kujtoj se jam një plakë që me izolimin e tij kam mbetur vetëm dhe pa ndonjë përkrahje.
Ju përshëndes dhe ju uroj jetë të gjatë.
Margarita Loni T.
VFLP, 1.2.1952
/kujto.al
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.