Kreu i veteranëve- asnjë ditë partizan, shumë vite hetues i Sigurimit

0
528
blank

Kryetari i organizatës së “veteranëve”, një persekutor komunist që ka qenë balil në Itali dhe as ka shkrepur ndonjë krismë kundër nazifashizmit

 

Shoqata e “veteranëve të luftës”, e sponsorizuar fuqimisht nga ekzekutivi këto vite, e cila ka grumbulluar elementin enverist dhe persekutor, drejtohet nga një njeri që nuk e ka shkrepur asnjëherë. Ky quhet Odhise Porodini, me profesion bazë persekutor, pra ish-hetues i diktaturës komuniste. Shoqata në fjalë promovon çdo ditë luftën e klasave, “të mirat” e regjimit komunist dhe figurën kriminale të Enver Hoxhës. Kur vetë kreu i saj, ashtu si parardhësi, nuk ka asnjë lidhje me luftën, imagjino tani në çfarë nivelesh janë anëtarët e organizatës! Kryesisht organizata vepron duke injektuar helmin enverist në shkolla. Ka filluar stili i shpërndarjes së teserave të “veteranit”. Kudo promovohet ylli i kuq komunist, ndërsa gazeta dhe mjetet e tjera të propagandës nuk lëvizin nga parimet e luftës së klasave. Le të shohim cili është kryetari. Odhise Porodini lindi më 20.8.1930 në Labovë të Madhe, por është zhvendosur në fshatin Karjan në Lunxhërisë. Bir i një kuzhinieri i cili e braktisi familjen për të krijuar një të re, nuk mundi të mbarojë veçse arsimin fillor në vitet 1936-1940. Ai u bë anëtar i Partisë së Punës në vitin 1937, kur ishte 17 vjeç.

 

Karriera e “veteranit”

 

Më 1-30 korrik 1940, balil në Itali

Gusht 1940-dhjetor 1941, pranë familjes

Dhjetor 1941-shkurt 1942 punëtor në fushën e aviacionit në Vlorë

Shkurt-maj 1942, pjatalarës në Vlorë

Maj 1942-shtator 1943 çirak marangozi në Vlorë

Shtator-dhjetor 1943 pranë familjes

Janar-dhjetor 1944, shërbëtor në kafene

Dhjetor 1944-gusht 1947, bujk pranë familjes

Shkurt 1948-prill 1949 kryetar lokaliteti në Erind

Prill 1949-gusht 1950 i plotfuqishëm i grumbullimit

 

Në autobiografinë e tij shoku Odhise shkruan:

“Në Tiranë, gati një muaj, qëndroj pa punë, i përkrahur te një kushëriri i mëmës... dhe më vonë në punë si garsion në një pijetore e bilardo. Gjatë kohës që isha në Tiranë, gjatë vitit 1944...kemi bërë pjesë në një grup që në atë kohë ndihmonte luftën dhe këtu puna ime ka qenë e mirë megjithëse isha në moshë jo shumë të pjekur, unë atëherë bëja punën e korrierit duke lidhur shokët e grupit dhe njëkohësisht rikopjoja trakte. Mirëpo në pragun e para fillimit të luftës së Tiranës, duke na tradhtuar një shoqe të cilën e quanin Kaliopi që mbiemrin nuk ia di, shkaktoi që disa shokë të arrestohen si p.sh. Kiço Dokoli dhe njëfarë Misto dhe me këtë rast, u internuan për në Prishtinë që njëri prej tyre, d.m.th. Kiçua mbeti dëshmor atje. Sigurisht që në këtë kohë, u shpartalluam dhe me këtë rast humba lidhje me shokët. Në fillim të hapjes së luftës së Tiranës unë u mbylla brenda, por pas 5-6 ditësh duke menduar se do kapesha nga forcat gjermane, dal jashtë dhe tentoj për të kaluar për nga zona e çliruar por nuk munda, kështu që mbeta në zonën e gjermanëve deri në çlirimin e gjithë Tiranës”.

 

Koha e punës në hetuesinë e Sigurimit:

1952-1961 hetues në Gjirokastër

1961-1963 student në Institutin e Drejtësisë në Tiranë

1963-1966 hetues në Degën e Hetuesisë

1966-1969 kryehetues në Korçë

1969-1970 jurist në Degën e Përgjithshme në MPB

1970-1974 në Drejtorinë e Studimeve dhe Administratës, edhe ndihmës për muzeun

1974-1982 zëvendëskryetar i Degës së 2-të të Drejtorisë së Hetuesisë në MPB

1982-1983 hetues në Tiranë

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here