Komanda e Qafë-Barit: Për 11 muaj, të dënuarit nxorën 180 mijë ton bakër

0
108
blank

Të dënuarit politikë shfrytëzoheshin në miniera duke u keqtrajtuar dhe duke u paguar minimalisht, ndërsa komanda krenohej me tejkalimin e planit

Më 17.11.1987, komanda e Repartit nr.311 Qafë-Bari (komisari Selahudin Hoxhalli dhe komandanti Edmond Caja) i dërgoi një letër ministrit të Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, në të cilën tregonte arritjet dhe premtimet. Ndër arritjet spikaste zotimi për zhvillimin e luftës së klasave, pengimin e arratisjeve si dhe produktin e punës së detyruar. Shifra e përmendur tregon një shfrytëzim të madh të të dënuarve politikë.

Pjesë nga letra:

Edhe për këtë vit, efektivi i Repartit nr.311 Qafë Bari, ju njofton me gëzim të madh, se realizoi mirë dhe para kohe, objektivat e marra, i përfshirë në lëvizjen e madhe revolucionare “Flamurtarë të zbatimit të vendimeve të kongresit të 9-të të PPSH-së”.

Zotimet që morëm para jush në letrën që ju dërgonim se në Repartin nr.311 Qafë Bari, nuk do të ketë arratisje, se do të punohet për riedukimin e vazhdueshëm të të dënuarve dhe do të realizohen detyrat ekonomike, ju njoftojmë se i kemi bërë realitet.

Planin vjetor të prodhimit të bakrit, prej 180.000 ton e realizuam më 12 nëntor 1987, 16 ditë para zotimit të marrë në fillim të vitit dhe deri në përfundim të këtij viti, do t’i japim atdheut edhe 20.000 ton bakër mbi planin. Vetëm nga tejkalimet e prodhimit të bakrit për 5 vjetët e fundit, i kemi dhënë atdheut 95.385 ton, shifër kjo e barabartë me planin vjetor të vitit 1982.

Plani i punimeve minerare u realizua që më 1 nëntor 1987, duke siguruar kështu edhe kushte më të mira për t’i paraprirë prodhimit, për vitin e ardhshëm.

blank

Norma u realizua 142%, arritje kjo që balancoi deri diku edhe mungesën në fuqi punëtore, mesatarisht të 40 punëtorëve të detyruar.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here