Të dënuarit në regjimin komunist, të cilët nuk vuanin dënimin në kushte burgu, kishin një kartelë e cila shërbente për përllogaritjen e regjistrimit të punës së detyruar kur punon në kampe. Shumica e këtij dokumentacioni, e gjendur në fashikujt e të dënuarve është asgjësuar. Një pjesë e vogël e tyre, ka arritur të mbërrijë në ditët tona, për të na dëshmuar mënyrën e shënimit të punës së detyruar. Pavarësisht se regjimi kishte parashikuar ulje dënime apo edhe një dhënie shpërblimi, kjo ishte shumë e vogël, simbolike, krahasuar me punën që ata bënin.

Kartela që shihet i takon shtetasit Hariz Braho dhe është mbajtur në Repartin nr.303 Spaç. I përket vitit 1976. Në shënimet përkatëse vihet re se i dënuari ka plotësuar e tejkaluar normën në shumicën e rasteve.
Imazhi kryesor: Skicë nga Ina Elezi, për ekspozitën "Jeta në Spaç", projekt i Kujto dhe Hartës së Kujtesës, mbështetur nga KAS Albania.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.