“Jeta ime prej hebreu”, poezi nga Jozef Radi

0
454
blank
Jozef Radi, Saver

Një poezi e publikuar në 27 janar, Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, nga Jozef Radi, një nga tre fëmijët e Lazër dhe Vitore Radit, të lindur në kampet e internimit të Shqipërisë komuniste. 

blank

Jeta ime prej hebreu

Poezi nga Jozef Radi

Jeta ime prej hebreu
kurrë s’ka m’u ra n’sy hebrejve
pse me të drejtë, atyne
u del e u tepron kujtesa e tyne…

Jeta ime prej hebreu
e njef si ata vuejtjen… si ata e njef vdekjen
ato tmerre prej t’cilave edhe kur je larg
s’ke me qenë kurrë aq larg…!

Jeta ime prej hebreu
i ka tana Triblinkat, Buckenvaldet, Mat’hauzenet
pse i ulërijnë n’vesh Tepelenat, Spaçet, Myzeqeja
po s’di kush dreqin ia e ka shtuposë fytin
për t’vërtetat e veta,
që në t’vërtetat e të tjerëve
bahemi aq të pavërtetë, aq të pshtirë…

Jeta ime prej hebreu
asht e rrethueme gjithkah
me monumentet e dhimbës pakufi
edhe pse shumica s’shef asgjà… askund…

Jetës sime prej hebreu
s’i ka mbetë tjetër veç me iu bà hije
vuejtjes s’atyne që e mësuen krejt botën
m’e lexue e respektue mallkimin e tyne ndër shekuj

Jeta ime prej hebreu
i ka trenat e vdekjes, kampet e tmerrit,
qiejt e mbetun ndër dhambë të hekurt telash
dhomat e gazit mos me gzue kurrë,
dhe fëmijët që shifnin n’andrra veç me bukë e shkollë
e nji atdhe t’humbun për çdo brez
e ku pështymat e përbuzjes si shi mallkimi
vazhdojnë me rà ndër gjelbërime të rreme…

blank
Femijet e Lazer Radit, lindur ne internim

Jeta ime prej hebreu
i ka me vedi tana tmerret e hebrejve
edhe pse ka qëllue e pagojë
për të vërtetën e tmerreve të veta…

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here