Pas arrestimit të burrit të saj, Lazër Radi, i sekuestrojnë shtëpinë dhe e shpërngulin familjarisht në Durrës.

Mbas bombës në konsullatën sovjetike (shkurt 1951), edhe në qytetin e Durrësit u bë një fushatë arrestimesh masive: shtatë persona, një prej të cilëve ishte edhe Vitore Radi, 25 vjeçe, e vetmja grua mes tyre. U dënua si gruaja e “Armikut të popullit” Lazër Radi, dhe agjente jugosllave. Ishte shtator i vitit 1951. U dënua me dhjetë vite burg, gjatë hetuesisë ishte bërë tuberkuloze.

Pas daljes nga burgu, jetoi në internim me familjen kryesisht në kampet e internimit të rrethit të Lushnjës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.