Fletët e historisë në ditarin e një të persekutuari

0
476

Gjon Rrethi është afër të shtatëdhjetave. Jeton në rrethinat e Shkodrës, në fshatin Hajmel, një fshat ku pothuajse të gjithë janë persekutuar në kohën e diktaturës dhe secili prej tyre ka një histori për të treguar.
Gjoni është një prej tyre. Edhe ai ka historinë e vet, por nuk mund ta tregojë si gjithë të tjerët. Kohët e fundit një paralizë parciale i ka mbërthyer gjuhën dhe e vetmja mënyrë komunikimi me të afërmit është një fletore dhe një laps që i mban gjithmonë me vete. Shpejt e kupton se është nga ata njerëz që mund të flasë edhe me sy.....
...Fletet e bardha të fletores mbushen me gërma dhe lotë. Megjithatë, Gjoni nuk ka asnjë fije urrejtje ndaj kurrkujt. As ndaj hetuesit të tij që u dekorua si “Hero” dy vjet më parë, Shyqyri Çokut. Kur i kërkova të fliste për xhelatin e tij të dekoruar, trupi i vogël i Gjonit u krodh mbi fletore dhe shkruajti: S’ka më fletë…

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here