Gjon Rrethi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Gjon Rrethi |
Atësia: | Prend |
Vendbanimi: | Hajmel, Shkodër |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 5/4/1976 |
I Torturuar: | Po |
Akuza: | "Armik i popullit" |
Hetuesi: | Shyqyri Çoku |
Dënimi | |
Burgu: | Burgu i Spaçit - |
I dënuar me motivacionin armik i popullit. I ati i tij, ishte arratisur duke qenë që ndiqej nga komunistët. Ai kthehet në Hajmel për të marrë gruan dhe djalin pas 22 vitesh, por i biri, Gjon, mendon për nënën dhe të fejuarën dhe nuk e shoqëron. E arrestojnë pas pak kohësh. Dënohet në burgun e Spaçit. Kalon 9 vite punë të detyruar dhe burg. Kur arrestohet, bashkëshortja ishte shtatzënë. Ai e sheh vajzën për herë të parë në moshën 8 vjeçe, gjatë një takimi në burg. Edhe e ëma dënohet me burgim dhe kryen 6 vjet e 4 muaj dënim, duke u liruar nga falja e vitit 1982.
Jeton në rrethinat e Shkodrës, në fshatin Hajmel.
Burimi: https://kujto.al/historia-e-vjeter-e-nje-ditari-te-ri/