Ekspozitë me infografika për ish-Kampin e punës së detyruar të Spaçit, ku vuajtën mijëra të burgosur politikë gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës. Një homazh për 4 martirët e Revoltës së 21-23 Maj 1973. Ekspozita u hap më 21 maj 2025 në ish-Kampin e punës së detyruar të Spaçit gjatë aktiviteteve përkujtimore për 52-vjetorin e Revoltës së Spaçit dhe do të qëndrojë e hapur në ambjentet e godinës kryesore. Fondacioni Kujto ia ka dhuruar materialet e ekspozitës sitit kulturor.
Punoi grafikat: Jurgena Tahiri
Kamp-burgu i Spaçit u projektua nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u ndërtua në vitin 1968, për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit.
Norma e detyruar e nxjerrjes së piritit për çdo grup pune me 2 të burgosur ishte 7 vagonë. Një vagon merrte përafërsisht 3 600 kg mineral piriti dhe secili i burgosur duhej të ngrinte me lopatë 12 600 kg mineral gjatë një turni.
Jeta brenda kampit diktohej nga i njëjti regjim tre turnesh i punës së detyruar në minierë.
21 maj 1973- Në një mjedis të tensionuar me punë të rëndë e dhunë u desh vetëm një shkëndijë që të niste revolta më e madhe e të burgosurve politikë në Shqipërinë komuniste dhe ndër më të mëdhatë në Evropën Lindore.
23 maj 1973, dita e fundit e qëndresës. Forcat e Sigurimit dhe ushtrisë të ardhura nga Tirana shtypin me dhunë revoltën dhe arrestojnë 12 prej organizatorëve e qëndrestarëve të fundit.
Pal Zefi, ai që nisi revoltën
Hajri Pashaj, guximtari deri në fund
Skënder Daja, i pushkatuari më i ri
Dervish Bejko, qëndrestari i fundit
Tarti, një hero i heshtur i revoltës
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.
Keni një familjar në listën e viktimave të komunizmit? Jeni mbështetës i kauzës sonë për krijimin e arkivës online të viktimave dhe krimeve të komunizmit?
Na ndihmoni të vazhdojmë këtë mision!