Djelmnia nacionaliste vullnetarë të kryeqytetit, u priten me lot gëzimi në Prizren

0
234
blank

Kur të rinjtë nacionalistë shqiptarë iu bashkuan djemve të Prizrenit në mbrojtje të trojeve nga dhuna serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Ishte qershor në vitin 1944 kur të rinjtë shqiptarë të lëvizjes Balli Kombëtar morën guximin dhe u nisën drejt Kosovës për të mbështetur me armë në dorë vëllezërit shqiptarë në Kosovë, në luftën kundër srbëve. Ishte koha kur komunistët shqiptare I kishin fort për zemeër komunistët serbë dhe të dyja palët bashkë ikundër shqiptarëve të Kosovës. Port ë rinjtë nacionalistë ishin rreshtuar përkrah vëllezëeve shqiptarë të Kosovës pa marrë parasysh se atje mund të linin kokën. pritja që iu bë karvanit të të rinjve shqiptarë që kishinshkuar për të luftuar në Kosovë, përshkruhet në një artikull të gazetës “Bashkimi i Kombit” i qershorit të vitit 1944.

Një vit më pas do të ndodhte krejt e kundërta. Partizanët shqiptarë bashkë me serbët do të realizonin masakrën e Tivarit, një ndër ngjarjet më tragjike të historisë së shqiptarëe. Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave. Por për këtë pabesi kishin dijeni edhe zutoritetet komuniste shqiptare të cilët ndihmuan serbët për të realizuar skenarin ogurzi të masakrës së Tivarit. Por ishte koha kur historinë e bënë fitimtarët dhe ata ishin për fat të keq komunistë që sollën diktaturën në Shqipëri. sidoqoftë, Masakra e Tivarit do të mbetet përgjithmonë njollë trupi e komunistëve shqiptarë. Nga ana tjetër do të mbetet akt krenarie, trimëria e djemve të Tiranës që iu bashkuan vëllezërve kosovarë kundër serbëve. Krenarinë e këtij akti e gjejmë në reportazhin e shkruar me emocione e nota patriotike, në gazetën "Bashkimi i Kombit", ku shquhet gëzimi i popullit të Prizrenit kur pa të vijnë djem të rinj shqiptarë nga Tirana, qytete e fshtarta të ndryshme të Shqipërisë, për të luftuar përkrah vëllezërve të tyre kundër sërbëve.

PRIZEREN, Qershuer 1944

Asht krejt e pamundur që nji pendë njerzore t’a përshkruej, sado zbetas, harenë e pamasë, gëzimin e pakufi skenat e mallëngjyeshme t’emosjonit që karakterizojshin sot arritjen në Prizrend, në Kryevendin shpirtnuer të Kosovës Shqiptare, të vullnetarve, të Shqipërisë së vjetër, të cilët, n’emër të tanë djelmënisë nacjonaliste shqiptare erdhën sot kërtu për të tregue, jo vetëm në formë simbolike, se krejt mbanë populli shqiptar ndihet thellësisht solidar me popullin e viseve të lirume për mbrojtjen, deri në vdekje, të kufijve të padhunueshëm të Shqipnisë Ethnike.

Kemi pa sot, gjatë manifestimeve të vetvetishme të popullit kosovar, skena aq të mallëngjyshme, kemi pa gra burra, të rij e të reja, pleq e plaka, tue derdhun lot gëzimi kah shifshin djelmoshat e Shqipnisë t’ashtu quejtun “ e vjetër”, që, me pushkë në krah e me flakë në zemër, kishin ardhë në kosovë për të luftue bashkë me vllaznit e tyre kosovarë për mbrojtjen e kufijëve të shejtë t’onë.

Randësinë nuk e kishte numrin e këtyne luftëtarëve vullnetarë sa gjesti i tyne, sa shprehja e solidarësisë që në këtë rasë tregon gjithë populli shqiptar për vllaznit kosovarë dhe për çashtjen kombëtare ma kryesore të ditëve të sotshme të vështira, çeshtje që përmblidhet në dy fjalë të vetme: “Shqipni Ethnike”.

E kosovari e ka kuptue dhe e ka çmue randësinë e këtij gjesti simbolik dhe, me enthuaziazëm të papërshkrueshme, me gaz e lot të bashkuem, i ka ba sot vullnetarve t’ardhun nga Tirana dhe nga Shkodra nji pritje aqë të përzemerta dhe vllaznore, sa nuk ka, si thamë më sipër, pendë njerzore sado të stërvitun që t’a përshkruaj.

E le t’a dijë e le t’a shofë armiku shekulluer I racës shqiptare se në mbrojtjen e Kosovës Kreshnike, do të gjejë përpara kundra veprimeve të pabesë dhe barabare të tija, të ngrehun si një murë graniti, jo vetëm parzmat e njiqind mijë burraveqë, në çdo orë e në çdo çast, mund ti paravenë Kosova dhe Dibra, por edhe të gjithë aqë burrave trima të gjitha viseve tjera të shqipnisë, të cilët, me dërgimin e grupit të parë të vullnetarëve, këtë dishmuen.

Sot qyteti I Prizrendit gëdhin krejt I stolisur me flamurë kombëtarë dhe, ndërsa tregu po mbyllej me shpejti porsa arrijti lajmi I arritjes s’afërme të vullnetarëve, turma-turma populli po derdhej nëpër rrugë deri jashta qytetit për ti ba vllaznëve të tij t’ardhun nga të gjitha viset e shqipërisë nji pritje plot enthuziasëm.

Te ura jasht qytetit, në rrugën Kukës-Prizrend, vargu i automjeteve që siellshin vullnetarët arrijti n’orën 10 të mëngjesit. Këtu vullnetarët, mbassi u përshëndetën prej përfaqësisë së Rinisë Kosovare, u radhitën në formacion ushtarak e, në mes të brohoritjeve dhe duertrokitjeve frenetike të popullit, marsuen drejt qytetit, me flamur kombëtar në krye tue këndue me enthuziazëm hyman kombëtraë.

Në të hyeme të qytetit vullnetarët trima u përshëndetën nga auktoritetet  e vendit ndërsa nxansit e nxanset e shkollavet u hjedhshin lule tue brohoritun e tue këndue kangë atdhetare

Mbas fjalimit të mbajtun në kët vend nga Inspektori I Arsinit, u formue kortezhi me në krye auktoritetet e vendit, midis të cilave dalloheshin, Prefekti, Kryetari I Bashkisë, Komandanti I Regjimentit Kosova dhe auktoritetet e tjera civile dhe ushtarake. Ndjekeshin nxansat dhe nxënset e shkollave grupe të rinjsh dhe grupi I vullnetarëve, I komanduem nga Z.Dr. Seit Kazazi.

Kortezhi, tue kandue kangë atdhetare dhe I brohoritun  me ngrohtësi nga turma e popullit, arriti në sheshin Skënderbe, ku kishin dalë me e pritun Kryetari I komitetit Qendruer të Lidhjes së Dytë të Prizrendit, bashkë me Antarët e Komitetit.

Mbassi u radhitën anëve të sheshit nxanësit, vullnetarë dhe populli, mori fjalën Kryetari i komitetit Qëndruer atdhetari dhe irredentisti njohtun Z. Bedri Pejani I cili naltësoi gjestin kuptimplotë të vullnetarëve nacjonalista dhe theksoi vullnetin e papërkulshëm të hjithë popullit shqiptar me I mprojtun deri në vdekje kufijt e shejta t’Adheut shqiptar.

Mbas tij mori fjalën Z. Tafil Boletini, Antar’ I Komitetit, tu ngulmue mbi solidaritetin vllaznor që I bashkon sot  të gjithë shqiptarët në luftën për mprojtjen e Atdheut.

Fjalimeve të Krenëve kosovarë u përgjegjën Komandanti I vullnetarve dhe një vullnetar tiranas, të cilët dënuen imperjalizmin allav që nën trajën e komunizmit, do të venë nënzhgjedhë të vet përsëri viset e shlirume dhe vuen në dukje enthuziasmin me të cilin e gjithë rinija nacijonaliste e Shqipnisë së Mesme dhe e Shqipnisë së jugut, e priti kushtrimin për luftë e shejtë kombëtare të këtyne ditëve në krahinën e Pejës tue shtue se djelmoshat shqiptarë vrapojnë me mija e mijanë qendrat e rregjistrimit, në cdo qytet, dhe presin me padurim rastin fatlum që të derdheshin gjakun për realizimin dhe për forcimin e Shqipnisë Ethnike.

Ma në fund, nji vajzë shkolle deklaroi në mes të enthuziazmit të përgjithshëm një vjershë të bukur atdhetare mbi Kosovën dhe mbi bashkimin e të gjithë shqiptarve.

Fjalimet, që shpesh u ndërprenë nga duartrokitjet dhe brohoritjet e zjarrta, banë të lotojnë jo pak vetë nga turma prej gëzimit e mallëngjimit.

Në mbarim të manifestimit sat ë vetvetishëm aq edhe enthusiast, turma u shpërnda ndërsa grupi i vullnetarëve ndjekun mbas pak kohe prej authoriteteve, u drejtue kah çentrali I elektrikut, ku, nën hije të rrapave, në nji bregore në buzë të lumit, u shtrue nji drekë ushtarake në të cilën merrshin pjesë edhe auktoritetet.

Gjatë drekës, nji grup i Rinisë prizrenjane, i dëfreu të pranishmit me kangë të bukura atdhetare e, sidomos, me hymnin e ri kosovar Lorenc Antoni, hymën ky që sot u këndue për herë të parë nga kori mistik i Djelmisë së Prizrenit.

Në mbramje Djelmënia e Prizrendit dha një shfaqje theatrore për nderë të mysafirve shumë të çmuem, të cilët nesër do të nisen për Gjakovë e Pejë për t’arrijtur zonën e Ballit të luftës: kudo janë përgatitun manifestime të zjarrta mirënjohje për djelmoshat vullnetarë që kanë ardhun jo vetëm për të tregue solidarsinë e Rinisë nacjonaliste shqiptare me vllaznit kosovarë, sot që I kërcënon imperjalizmi pansllav, por edhe për të derdhun gjakun për kufijt e shejta të Shqipnisë Etnike të dëshirueme prej kaq breznive shqiptare.

Gazeta "Bashkimi i Kombit", 21.06.1944

blank

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here