Kujto.al sjell rrëfimin e të birit të Tahsin Bishqemit, të ushtarakut që u dënua me pushkatim nga Gjyqi Special i Tiranës. Menjëherë pas gjyqit, njerëzit më të afërt, me të njëjtin mbiemër, do t’i mohonin gruan dhe fëmijët e Tahsinit. Ndërsa i biri, Roberti, do të provonte edhe burgun dhe mundimet e kampeve të punës, pas një tentative të dështuar për arratisje, por mundimet do të vazhdonin po njëlloj edhe pas daljes nga burgu, kur, i biri i “armikut” e pati shumë të vështirë të siguronte punë dhe një strehë mbi kokë...
Zoti Robert, kur keni lindur dhe cila ka qenë jeta juaj përpara se t’ju dënonin?
Unë kam lindur në Tiranë në vitin 1939 dhe babai im ka mbaruar akademinë ushtarake në Itali, në Napoli, Kozenca. Unë isha fëmijë, inoçent. Nëna ime punonte në kanal, e bija e kriminelit. Motrat, të reja, të vogla, edhe ato duhet të punonin në kanal. Në vitin..., nuk më kujtohet, na hoqën, na zbuan nga Tirana dhe ne si elbasanas, babai im, erdhëm në Elbasan. Asnjë nga njerëzit tanë të ashtuquajtur Bishqemi, fëmijët e vëllait të babait, ata na mohuan në kohë të Enverit. Nëna punonte në bonifikim, në ujë, me shumë, shumë gra të tjera, në kanalin e Obançit, e shoqja e kriminelit. Unë isha fëmijë dhe nuk dija kush ishte kriminel, çfarë është krimineli, si fëmijë sigurisht inoçent. Na e hapi derën vetëm tezja, motra e nënës, askush nuk na e hapi derën dhe këto të ashtuquajturit Bishqemi, na mohuan: “nuk i kemi gjë”. Fillova të lyej si bojaxhi, si privat. Më merrnin, më merrnin dhe njerëz, familje komunistësh. Lyeja pastër, si të thuash bëja një punë të pastër. “Çfarë i kë këto?” “I kam të mitë, por nuk shkojmë”. Kurse ata: “S’i kemi gjë”. Deri këtu.
Zoti Robert, babai juaj është dënuar nga regjimi komunist?
Po. Në ’45-ën, në 14 prill babai im është vrarë, është dënuar më përpara sigurisht, pak muaj. Dhe babai im mbaruar shkollën në Itali, akademinë ushtarake, në Napoli, Kozenca, sigurisht doli i shkëlqyeshëm dhe ka qenë, tani e ngatërroj, a në Korçë a në Gjirokastër, në fund ka qenë në Tiranë, në fund ka qenë në Tiranë. Në 14 prill, gjyqi special: 17 vetë me Bahri Omarin janë dënuar si kriminelë të luftës. Dhe nuk e di se si ka qenë kriminel, ka qenë qark komandant i policisë, nuk pranoi gradë të lartë se siç thoshte nëna, nuk e meritoi. Në ’45-ën me Bahri Omarin, po të përmend se me të birin, nuk e njoh të birin, Bahri Omarit, të Xhixh Lekës e njoh, i pushkatuan. Kemi qenë në Tiranë. Në ’53-shin na dëbuan: ikni ku të doni! Po ku të iknim? Erdhëm në Elbasan, s’na përkrahu njeri siç të thashë, vetëm motra e nënës na ka hapur shtëpinë. Na çonin në shtëpi të pabanueshme, të pabanueshme, të rrezikshme. Madje kemi qenë në kala te Ceka, nuk e di kush e ka atë shtëpi, na u shemb shtëpia, flinim rrugëve, llogarite pa bukë, pa gjë, të uritur. Në vitin 1964, unë i propozova Halilit, e kisha në lagje. “Halil-them- këtu jeta nuk ka perspektivë”. Nuk kisha ndonjë kapacitet, por e kuptoja edhe Halili pranoi. U nisëm për të kaluar kufirin.
Çfarë pune bënit në atë kohë?
Unë isha punëtor, Halili ishte mekanik pak. Jemi nisur tre ditë më përpara, atje kujtuam se kaluam kufirin, pa bukë 8 ditë, hanim gjethe. Na kapën. I them: “Halil më duket se ...”. “Ndal!” Ishte një tmerr, ishim në gjumë. “Halil, mos të ketë ndonjë ari, të mos na hajë, kujdes.” Megjithatë nuk kishim as thikë, as armë, asgjë. Na çuan në postë, tha: “Kur do të iknit në Jugosllavi?”. Madje një oficer desh t’i sillej atij Halilit, se dukej më i vjetër. I thashë: “Zotëri, i kam propozuar unë”. Shok, se shok i thonin atëherë. Na mbajtën nja 2-3 ditë, na dhanë bukë me ngrënë, bukë si qentë, na çuan në Librazhd. Na erdhi Thanas Sako, na mori, na çoi në Elbasan. “Pse e bëre?”- më tha mua.“ Për të jetuar. Kam një motër- i thashë- në Itali. Do të punoja, për punë”. Vazhdoi hetuesia, 3 muaj hetuesi, me ato lloj birucash mos, se nuk e di kush e ka bërë atë diktaturë, si në Shqipëri jo. Na nxorën në gjyq, thashë: “Unë i kam propozuar Halilit”. Më dënuan 11 vjet, Halilin 10. Na çuan në burg të Tiranës, një skëterë me pisllëqe, më falni edhe me morra. Të jepte dy batanije në mes..., megjithëse ne jemi dënuar në qershor, por ngaqë nuk lëviznin të tjerët, si qen në çemento. Pas kësaj na dërguan në fabrikën e çementos, Elbasan. Dolëm në punë, na mbajtën ca ditë, dolëm në punë. Pas kësaj na çuan në Fushë-Krujë, atje ishte tmerri si në fabrikë, si atje. Një gjellë, një ushqim, jashtë... Edhe qeni them se nuk e ha, por unë do ta haja. Unë... Vinte nëna: -“Pse e bëre?”. “Ta kuptosh- i thashë unë- nuk kisha rrugë tjetër.” -“Më le vetëm.” Motra e merr nënën, burri i motrës në Tiranë, ishte shofer dhe ai po, i ati adjutant i mbretit, ishte koha. E mbajti nënën. Nga Elbasani na çuan në Fushë-Krujë edhe atje më skëterrë, presione, e tjerë, e tjerë. Pisllëqe kishte sa të duash, kishte dhe njerëz shumë të mirë, kishte edhe universitarë. Na rikthyen prapë në fabrikën e çimentos, kohën tani nuk e mbaj mend. Na çuan në Spaç, na lidhën si punë qensh në makinë, sikur ne do të fluturonim, ose ne ishim më kriminelat. Në Spaç, kam punuar në pirit, kam punuar në investime. Të binte piriti, të digjte shpinën, rrobën edhe shpinën. Një gjellë jashtë... Ata hanin shumë mirë. Ne na trajtonin si kafshë. Pas kësaj, pastaj nuk e di se si na çuan në Reps, pa punë, jepnin vetëm 600 gr. bukë, një gjellë një herë në ditë, një çaj ujë, çaj s’ishte. Jetoje, llogarite, 600 gr, pa yndyrë, shumë pak yndyrë që dhe kafsha nuk e besoj se..., e studiuar kjo punë. Pas kësaj na çuan në Vlorë, thanim kënetën e Nartës, një tmerr, 3 orë, 4 orë në Bisht-Poro, ishim me këmbë. Nga kjo na lanë pa punë, pastaj na çuan në Ballsh. Në Ballsh ishte rafineria e naftës, e bënin kinezët. Dhe atje ishte tmerr. Kishte njerëz që të provokonin, më fal por edhe në Vlorë shumë vetë më kanë provokuar, disa herë më kanë futur në birucë. “Ka sharë qeverinë”. Unë nuk shaja, unë dhe sot nuk shaj njeri. Pastaj u lirova, s’kisha shtëpi, o zotëri ku jetoj. Punoja në Vidhas, shkoja me autobus, vija natën, vija flija rrugëve dhe motra kishte një dhomë, tre fëmijë, një fëmijë sakat, e keqja, rrija flija si qen, flija nëpër pallate, nuk... Pas kësaj më dhanë një dhomë te peshku, ish-peshku që shitej aty, atje ishte më tmerr nga të flije përjashta, më mirë të flija atje ku punoja, me ato kasollet, sesa... Mbas kësaj u prish pallati, më dhanë një pallat, edhe atë ma morën. U hap eksodi, ika në Itali, punoja si kafshë.
Ndërkohë ju jetonit me nënën tuaj?
Me nënën time, te peshku.
Kur vdiq nëna ishit së bashku?
Së bashku, te peshku. Është sot, u dogj, e dogjën atë, nuk e di pse e dogjën. Ajo, se kashtë ishte ajo, kanë qenë beqarët andej, muratorët që vinin nga jashtë.
Në burg, të dënuarve zakonisht, a ju kërkonin që të bëheshin bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit?
Direkt nuk të kërkonin ata, mund të kishte, por direkt nuk kërkonin të jemi realist tani, por që kishte nga ata që i merrnin nga kampi i çonin për spiunllëk nëpër biruca, të kuptohemi. Mua nuk..., të dalë njeri që i kam dalë kujt... nuk flas, më fal, i merrnin nga kampi ishin të tjerë, ata, kategori.
Ju thatë që kur u hap eksodi, ju u larguat si emigrant në Itali.
Po.
Çfarë bëtë atje dhe kur u kthyet?
Unë e mora vesh vonë që u hap lehtë ambasada gjermane. Nuk e dija se do të kisha ikur, se ishte tmerr dhe prisja vdekjen, burgun. I shkoj motrës dhe i them: “Unë do iki drejt vdekjes”. U nisa, na çuan, arritëm në Brindisi me atë Panamanë, janë mbytur me mijëra në det, shumë, se kush nuk të shtynte, unë not dija, pata fat që u kapa tek shkallët, megjithate unë dija not. Atje unë, arritëm nga Brindisi, arrita, i dija këto hilet, rri në qetësi. U bënë disa rrëmuja, se kush i bëri qëllimisht nuk më hyjnë në punë. Na çuan në Taranto, në Taranto rashë në një shkollë të mirë, hoqën nxënësit i pezulluan. Qanin italianët, si është e mundur që ju të vuani, ju keni miniera, keni kësoj. Diktatura e tmerrshme si në Shqipëri nuk ka bërë vaki. Atëherë unë, na morën ekspertizën të gjitha, kishte edhe ato, kush të merrte rroba, me ushqime, na mbajtën mirë italianët. Unë vendosa të shkoja në Veri në Brasanone, motra ishte këndej në Slloveni, në det. Më mbajtën nipat, s’i pata parë kurrë, më futën në lavapjatë, i laja pjatat. Unë doja të shihja Italinë, haja në hotel, vajta shkova në Bergamo, punoja punëtor, merrja pare po me 12 orë. Arrita të ndihmoj njerëzit e mi. Mbas pak kohësh pastaj, po njerëzit e mi erdhën në Shqipëri e më thanë: “Ec në Shqipëri se do marrësh pasurinë”. Pasuria ishte marrë. Në ’95-ën u ktheva në Shqipëri , thashë: “Më mirë po vdes në Shqipëri me torturat se sa ...”
Qysh nga ajo kohë, ju jetoni vetë?
Po.
Si e kaloni jetën?
Tani si të them unë, i ndërroj për ditë (rrobat), i kam vënë detyrë vetes. Nuk pi duhan, nuk merrem me llafe, se kam praktikën e vuajtjes, nuk marr të tjerët për gojë. Shumë vetë më respektojnë, se mirë, se keq i respektoj. Jetoj vetëm.
Ju jetoni me kujtimin e prindërve tuaj.
Po. Me vuajtjet e prindërve të mi. Edhe prej vuajes sime, nuk shaj njeri, nuk ngatërrohem fare./kujto.al
Mundesuar nga arkiva e familjes Doko
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.