Demonstrata e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër, kur busti i diktatorit u hodh me dinamit

0
134
blank

Demonstrata antikomuniste e 13 dhjetorit 1990 në Shkodër kulmoi me shkatërrimin e bustit të Enver Hoxhës. Një ditë pas ngjarjes, është diskutuar në zyrën e Ramiz Alisë midis tij, ministrit të Punëve të Brendshme dhe sekretarit të KQ të PPSH-së, Xhelil Gjoni. Një informacion tjetër që mbërrinte në zyrën e Ramiz Alisë, por edhe në ato të Adil Çarçanit dhe Xhelil Gjonit bënte të ditur se nga të dhënat e dala kohët e fundit në rrugë operative dilnin disa të dhëna.

Gjithë lëvizja deri këtu është bërë nën thirrjet “Enver-Hitler”. Këtu kanë nisur të lëvizin e shkatërruar bustin e diktatorit Enver Hoxha. Sipas njoftimit të Hetuesisë së Përgjithshme, demonstrata është zhvilluar nga ora 12.45 deri në orën 20.00. Demonstruesit, raporti i quan “grup vagabondësh e huliganësh”, por me të cilët ishin bashkuar “edhe disa studentë e nxënës”. Pas ngjarjes, ishin ndaluar 78 persona, prej të cilëve 42 ishin arrestuan. Hetimi e më pas, gjykimi i tyre u bë i shpejtë, me karakter zbulues e duke respektuar ligjshmërinë. Deri në datën 24.12.1990, u dërguan në gjyq 50 persona, prej të cilëve 1 për terror, 17 për diversion, 9 për dëmtime me dashje të pasurisë socialiste, 13 për grumbullim e manifestim të paligjshëm dha 2 për vepra penale të tjera. Raporti vlerësonte se gjendja shoqërore e personave të dërguar në gjyq ishte: 31 punëtorë, 2 kooperativistë, 7 nxënës e studentë, 1 ushtar dhe 9 të papunë. Në përgjithësi këta persona janë të dënuar më parë dhe kanë qenë pjesëmarrës edhe në grumbullimet e paligjshme si më 13 janar 1990 në Shkodër (demonstrata e heshtur) e 26 korrik 1990 në Tiranë. Raporti konkludonte se grupi prej 20 – 30 vetash ishte organizuar një ditë më parë, duke synuar tërheqjen e studentëve të Institutit të Lartë Pedagogjik dhe nxënësve të shkollës së mesme “Jordan Misja”. Raporti cilëson organizatorë të manifestimeve vëllezërit Apollon e Kastriot Haxhi, Gjon Maranaj etj., të cilëve dhe turmës iu ishte bërë thirrje disa herë nga shefi i policisë se rrethit për t’u shpërndarë dhe të merrnin lejë në bazë të ligjit për kryerjen e këtij manifestimi.

Parullat e hedhura kishin qenë: “Liri, demokraci”, “Enver-Hitler”, “Poshtë Enver Hoxha”, “Poshtë dhuna”, “Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne”, “Ky pushtet mori fund”, etj.. Si pjesëmarrës më aktivë në këtë ngjarje raporti evidentonte shtetasit: Paulin Gjonpali, Roland Prela, Gjon Vukaj, Artan Gjegja, Gjovalin Papleka, Zef Torta, Sokol Drasati, Zenel Palika, Gjovalin Zafi, vëllezërit Paulin e Zef Çoku, etj.. Përmendej se Gjovalin Papleka me një sëpatë të vogël dëmtoi bustin e Enver Hoxhës; Paulin Gjonpali, Artan Gjegja, Gjovalin Zefi, Roland Prela etj., vendosën një kabëll elektrik në qafën e bustit dhe e tërhoqën pa sukses. Më pas, Sokol Drrasati vendosi lëndë plasëse në qafën e bustit, veprim i cili e hodhi në erë atë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here