6 vjet i shtruar/ I burgosuri që vdiq në sanatorium

0
102
blank

Janaq Spiro Liço, lindur në vitin 1910 në Koro të Greqisë (në dokumente ia shkruanin vendlindjen vazhdimisht me gabime), banues në Korçë, nëpunës teknik, ka një histori të jashtëzakonshme: qëndrimin e gjatë në spitalin e burgut në Tiranë.

Janaqi u arrestua më 22.9.1962. U akuzua në bazë të neneve 10, 64, 76, 67, 69, 139/a të Kodit Penal, për pjesëmarrje në “organizatë kriminale” që synonte të rrëzonte pushtetin me ndihmën e shteteve të huaja, me njësi të armatosura brenda vendit; rekrutim dhe vënie në shërbim të zbulimit grek, etj.. U përfshi në një proces me shtetasit: Vasil Jica, Ilia Kapurani, Theodhoraq Fara, Dhimitër Jica.

Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i drejtuar nga Irakli Bozo, me pjesëmarrjen e prokurorit Sybi Dedej, me vendimin n.2, datë 18.11.1963, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje, konfiskim të pasurisë dhe heqjen e të drejtës zgjedhore për 5 vjet. Me vdekje u dënuan të gjithë. Iu fal jeta dhe dënimi iu kthye me 25 vjet heqje lirie, me dekretin nr.3768, datë 17.12.1963 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Vuajtjen e dënimit po e kryente në Repartin nr.303 Spaç. Në periudhën 23.9.1967 deri më 7.3.1973, ai qëndroi në spitalin burgut, në sanatorium (vend ku ishte një dhomë e posaçme për të dënuarit). Pavarësisht se ishte në prag të vdekjes, nuk pranuan ta lirojnë. Më 16.3.1971, ora 1.30, tentoi të vrasë veten i shtruar në sanatoriumin prej 4 vjetësh. Këtë tentim e bëri me rripin e pizhameve. Pasi nuk mundi, e përsëriti veprimin duke përplasur kokën në kalorifer, por nuk mundi. Pas lirimit nuk qëndroi më shumë se një muaj në Repartin nr.303 Spaç.blank

U shtrua sërish në sanatorium më 5.4.1973. Ky ishte shtrimi i fundit. Këtu vdiq më 18.7.1973. Vuante nga tuberkulozi, ftohja, etj..

 

blank

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here