1984/Gjykata e dënoi më shumë nga ç’kërkoi prokurori

0
264
blank

Nihat Servet Spaho, i vitlindjes 1940, lindur e banues në Baban të Korçës, me origjinë fshatar i mesëm, bujk në kooperativën bujqësore të Hoçishtit, tentoi të arratisej, por u arrestua më 2.3.1984 në afërsi të Kapshticës. U akuzua në bazë të neneve 47/gj e 11 të Kodit Penal.

Në arsyetimin e gjykatës vërehet se të pandehurit në vitin 1962 i ishte arratisur vëllai Ylber Spaho. Ai kish qenë ushtar e pas arratisjes kish përfunduar në Australi, vend i cili mbetej edhe synimi i Nihatit. Gjykata e konsideronte Nihatin si njeri “jo i lidhur me punën në kooperativën bujqësore”, i cili mbante lidhje me të vëllait nëpërmjet komunikimit postar.

Gjykata e Rrethit Korçë, me vendimin nr.71, datë 24.4.1984, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, nga 12 vjet që kërkoi prokurori i çështjes, si dhe heqjen e së drejtës zgjedhore për 5 vjet. U lirua më 8.9.1990.

 Fotoja e eksperimentit hetimor. I pandehuri në pranga te kloni afër kufirit.

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here