Në vitet 1952-1953 Kampi nr.1, i formuar në Nizhavec të Korçës punoi në Urën Vajgurore për shtrimin e pistës së aviacionit atje. Në të njëjtën kohë, Kampi nr.6 punonte në vendin e quajtur Rrapi i Trishit. Të dy objektet ishin destinuar për Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Në Urën Vajgurore punime filluan në mars 1952 filloi. Raportet e kohës janë dëshpëruese. Ata bëjnë të ditur se jeta e të burgosurve nuk ishte e mirë edhe për faktin se asnjëherë nuk kishin ngrënë gjellë me mish, nuk ngopeshin me ujë, etj. Me gjithë gjendjen e rëndë, në vend që ta përmirësonte atë, Ministria e Mbrojtjes Popullore, propozoi fond për emulacionin. Me VKM nr.498, datë 2.8.1952 u miratua kërkesave e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Propozimi ishte i mëposhtmi.
***
Ministria e Mbrojtjes Popullore
Drejtoria e Prapavijave
Tiranë 1.8.1952
Drejtoria e Punimeve Ushtarake ka në dispozicion për kryerjen e punimeve rreth 2.000 (kampin nr.1 dhe 6). Për të rritur rendimentin e punës në punë, promovojmë që edhe ndër këta të zbatohen format e emulacionit.
Lutemi të autorizoni që të shpenzojmë 300.000 lekë për të dhënë shpërblimet në të holla dhe në material (gramafon, radio, domino, etj për brigada). Për të vendosur këtë çështje kemi biseduar me shokun ministër të Financave, Abdyl Këllezi, i cili është dakord. Gjithashtu u morëm vesh edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila jo vetëm që është dakord, por çështja të marrë zgjidhje të shpejtë.
Fondin për këto shpërblime neve e nxjerrim nga kursimet dhe nga racionalizimet e ndryshme që kemi bërë në llogaritë e Rrapi të Trishit (ku ishte Kampi nr.6-shënim) dhe nuk kërkojmë asgjë të vogël në buxhetin e shtetit.
Lutemi të na jepet aprovimi sa më parë.
Shefi i Shtatmadhorisëgjeneral-major Beqir Balluku
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.