1946/Libra të ndaluar me qarkoren e MPB-së

0
681
blank

Me qarkoren nr.188, datë 31.1.1946 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (përgatitur nga Drejtoria e Policisë), nënshkruar nga ministri Haxhi Lleshi, duke qenë se shumë libra binin në “kundërshtim flagrant me parimet demokratike të sistemit tonë qeverisës”, urdhëroheshin seksionet e punëve të brendshme të komiteteve ekzekutive të prefekturave të bënin kontrolle të imëta dhe, pasi të mbanin dy ekzemplarë, të digjnin gjithë librat e listës së shënuar. Lista përmbante 395 tituj. Shumica të huaj, italianë kryesisht, një pjesë propagandistikë, por mes tyre gjendeshin edhe tituj të autorëve apo institucioneve shqiptare. Binin në sy ndalimet e librave për çështje kombëtare e që nuk kishin asnjë element politik.

blank

Pjesë nga lista e librave të ndaluar:

-“Lumnija e Perëndisë dhe koha e vjet”

-Ministria e Arsimit, “Gjeografia e klasës 5 fillore”

-Mehdi Frashëri, “Probleme shqiptare”

-Hamit Kokalari, “Kosova djep i shqiptarizmit”

-Samim Visoka, “Nana Kosovë

-Mitrush Kuteli, “Sulme e lot”

-Shefqet Kamenica, “Dashuria për atdhe”

-Nebil Çika (nuk shkruhet në dokument emri), “Njimendësia shqiptare”

-Petro Harizi, “Triumfi i Legalitetit”

-A. Domini, “Konferenca patriotike”

-Koço Semini “Shqiptari zot në shtëpinë e vet”

-Nikolla Ivanaj “Historia e Shqipërisë së re”

-Besim Qorri, “Shqipnija e vërtetë”

-Revista “Leka”, “Të drejtat e Shqipërisë etnike”

-Piro Floqi “Çamëria dhe Dibra”

-Piro Floqi “Kosova e lirë”

-Piro Floqi, “Bajram Curri”

-Komisioni i 25-vjetorit, “Konkurs për himnin e flamurit”

-Milto S.Gurra “Themelet e patriotizmës shqiptare”

-Rosolino Petrota, “Arbëreshët në Itali”

-Chlementius, “Shqipëria e vërtetë”

-Jusuf Luzaj, “Rrëfimet”

-Stavro Frashëri, “Përmes Mirditë në Dibër”

-Asim Lohja, “Për mbrojtje të Ulqinit”

-Teki Selenica, “Shqipëria më 1927”, dy volume

 

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here