Mes spektatorëve të mbledhur rreth viktimave ka shumë fëmijë. Imazhi i viktimave, me siguri ka mbetur përgjithmonë në memorien e tyre si një traumë. Fëmijë që janë detyruar të përballjen me atë pamje të frikshme të trupave të vdekur e të dhunuar.
Është viti 1947. Populli i Shijakut është mbledhur me detyrim në një lëndinë për tu bërë spektatorë të një shfaqje makabre. Disa persona janë pushkatuar dhe hedhur si kafshe në atë lëndinë. Njerzit janë thirrut ti shohin e ti pështyjnë ata sepse janë pushkatuar si “armiq të popullit”. Mes njerzve të mbledhur rreth viktimave ka shumë fëmijë. Imazhi i viktimave, me siguri ka mbetur përgjithmonë në memorien e tyre si një traumë. Fëmijë që janë detyruar të përballjen me atë pamje të frikshme të trupave të vdekur e të dhunuar. Fotografia është publikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi.
Ishte një ndër metodat tipike të regjimit komunist vrasja dhe më pas përdhosja e trupit të viktimës. Ishte gjithaq e rëndësishme për regjimin që populli të bëhej spektator i shfaqjes monstruoze me qëlim për të mbjellë terror mbi ta, që ata kurrë të mos mund të ngrinin krye për padrejtësisë që do të vazhdonte të ushtronte regjimi mbi popullin shqiptar.
Të tjera vrasje makabre do të ndodhnin e të tjera shfaqje të tilla do të shihnin papushim fëmijët shqiptarë, të detyruar të bëhen në këtë mënyrë pjesë e kësaj historie të frikshme të vrasjes së shqiptarëve mbi shqiptarë.
Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.