Prej vitit 1966 gratë e dënuara e vuanin dënimin në Repartin nr.318, fillimisht në Qytetin Stalin (Kuçovë) dhe pas vitit 1976 në në Kosovë të Elbasanit. Synimi i zhvendosjes nga Qyteti Stalin ishte aktivizimi i rreth 400 grave të dënuara në punë bujqësore dhe artizanale.
Për të rregulluar edukimin ideologjik dhe punën e detyruar, doli urdhri nr.01-70, datë 13.11.1972 i ministrit të Punëve të Brendshme, i cili parashikonte ndjekjen e kurseve tekniko-profesionale në ndërtim, bujqësi, etj (rrobaqepësia ishte profili tjetër) për të dënuarat që nuk kishin mbaruar arsimin 8-vjeçar, fillimisht me 4 e më pas me 6 orë në ditë. Kjo orë e punës do rritej më pas kur kurset të kishin mbaruar.
"Koha tjetër që mbetet në dispozicion do të planëzohet për edukimin ideopolitik e kultural, për ndjekjen e kursit dhe të shkollës", thuhej në urdhër.