“Nuk duhet të lirohet”

0
195
blank

Ishte dënuar në moshën 20-vjeçare për agjitacion e propagandë dhe shfrytëzohej në punë në minierë në kamp-burgun e Spaçit. Kishte kryer më shumë se gjysmën e dënimit, por komisioni përkatës ia refuzon kërkesën për lirim para kohe. Një i ri “i papenduar”, i duhej pushtetit më shumë si krah pune, sesa i lirë. Kujto.al publikon dokumentin

 

Për t’u lirua para kohe gjatë diktaturës komuniste, duheshin një dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor ose një vendim gjykate për lirim me kusht, pasi ishte kryer gjysma e dënimit. Të dyja këto instrumente ishin në dorë të Sigurimit. Dekreti nuk dilte pa u studiuar mirë: nga Sigurimi, për elementin politik dhe nga Policia, për elementin ordiner.

Opinionet e tyre ishin ato që vendosnin realisht. Veprimet zyrtare kishin vetëm efekt formal. Për lirimet para kohe, në çdo rreth, funksiononte një komision i përbërë nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, prokurori, operativi i Sigurimit të repartit, ku vuhej dënimi dhe komisari i repartit në fjalë. Vetëm kur ky komision vendoste, gjykata mund të lironte para kohe se Presidiumi i Kuvendit Popullor mund të nxirrte dekretin.

Një rast bashkëlidhur në vitin 1980 tregon për Ymer Alushin, një 23-vjeçar të dënuar për agjitacion e propagandë, i cili vuante dënimin në Spaç. Nuk e falën.

blank

Komisioni i lirimeve para kohe me kusht, argumentonte: “Qëndrimi i tij në repartin e riedukimit gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë e vazhdon të jetë i keq, si brenda në kamp dhe në fronit e punës nuk ka zbatuar rregullat dhe normat e caktuara dhe si i tillë qëndrimi i tij në repartin e riedukimit ka influencuar negativisht në masën e të dënuarve të tjerë, për krimin e kryer nuk është i penduar”.

Kujtojmë se krimi që kishte kryer në moshën 20-vjeçare ky i ri, ishte agjitacioni dhe propaganda kundër pushtetit popullor dhe se gjatë kohës së dënimit, si gjithë të rinjtë dhe të dënuarit e tjerë të shëndetshëm, ai shfrytëzohej në minierë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here