Kur kufiri ruhej edhe nga populli i armatosur dhe forcat vullnetare

0
135
blank

Gjatë diktaturës komuniste kufiri ruhej nga Drejtoria (Komanda) e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në çdo rreth kufitar, ishte vendosur në thellësi të territorit një batalion kufitar, i cili koordinonte postat kufitare të rrethit. Postat e ruanin kufirin me sistem patrullimi. Deri sa personi që arratisej të vinte në kufi, ishte nën shikimin e rreptë të banorëve të fshatrave kufitare. Por rëndësi kishin edhe repartet dhe forcat vullnetare. Sa herë kishte shkelje kufiri, mobilizimi nuk ishte vetëm i postës kufitare, por edhe i faktorëve të tjerë. Kësisoj, në raste alarmesh, rritej forca goditëse për të parandaluar arratisjen.

Me një urdhër të përbashkët të datës 25.2.1978 të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore u morën masa për forcimin e mëtejshëm të ruajtjes së kufirit shtetëror, “duke u mbështetur fuqimisht në popullin e armatosur dhe veçanërisht në forcat vullnetare të vetëmbrojtjes popullore”.

Kjo do të thoshte se në ruajtjen e kufirit shtetëror, nuk u jepej rëndësi vetëm detyrave të Drejtorisë së Kufirit, por edhe lidhjes me faktorë të tjerë.

Kësisoj, ruajtja e kufirit bazohej në bashkëveprimin e ngushtë midis forcave të kufirit dhe forcave vullnetare të vetëmbrojtjes popullore, duke përfshirë edhe efektivin rezervist të armatosur të MPB-së.

Për këtë qëllim, ishin përcaktuar nënrepartet e repartet vullnetare që shtriheshin gjatë zonës kufitare tokësore.blank

Çetat vullnetare në zonat kufitare përbëheshin nga 7-10 veta. Anëtarët ishin të pajisur me leje mbajtje arme. Armët dhe municioni ruheshin nga vetë repartet e nënrepartet vullnetare sipas rregullores së jetës së brendshme të ushtrisë.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here